Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

Të dhënat e AMA-s nxjerrin blof Këlliçin për transmetimin e protestës!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, deklaroi një ditë më parë se protesta e opozitës nuk kishte marrë hapësirë nga mediat e tjera dhe se vetëm News24 dhe Syri TV e kishin pasqyruar atë në mënyrë të përditshme. “Është e pavërtetë që mediat kombëtare i kanë dhënë hapësirë protestës. Ato nuk i kanë kushtuar asnjë minutë transmetim. Ju e dini shumë mirë se janë dy televizione, Syri TV dhe News24, të cilat e kanë pasqyruar protestën në mënyrë të përditshme”, deklaroi Këlliçi në takimin BE-Shqipëri. Por të dhënat zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA) paraqesin një të vërtetë tjetër dhe jo atë që thotë Këlliçi. Sipas monitorimit të AMA-s për 1–30 qershor 2026, News24 rezulton televizioni me kohën më të madhe të transmetimit live...