Të dërguarit amerikanë zhvillojnë bisedime me Zelenskyn në Kiev pas takimit me Putinin

Të dërguarit amerikanë zhvillojnë bisedime me Zelenskyn në Kiev pas takimit me Putinin

Në raportimin e tyre për BBC, Toby Mann dheImogen James, njoftojnë se Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar raundin e parë të bisedimeve në Kiev me të dërguarit kryesorë të Donald Trump, në vizitën e tyre të parë që nga pushtimi në shkallë të plotë i Rusisë. Steve Witkoff u tha gazetarëve se ekipi amerikan ndihej i “inkurajuar” nga ajo që ai e quajti një diskutim “përmbajtës” dhe të rëndësishëm. Jared Kushner tha se presidenti amerikan i kishte udhëzuar ata të gjenin një mënyrë për t’i dhënë fund luftës dhe “të krijonin kushtet e duhura për paqe afatgjatë”. Përpara takimit, Zelensky tha se Ukraina ishte gati të fliste për afrimin e “fundit të luftës”. Por ai tha se do të kërkoheshin garanci sigurie, si...