Të ardhurat nga pasuritë e sekuestruara rriten me 30%, shteti arkëton 180 milionë lekë në 8 muaj
Të ardhurat që shteti siguron nga dhënia me qira e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara kanë shënuar një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2026. Sipas të dhënave të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK), për periudhën janar-gusht 2026, të ardhurat nga qiradhënia arritën në rreth 180.3 milionë lekë, nga 139.1 milionë lekë që ishin regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit 2025. Të ardhurat janë rritur me rreth 41.2 milionë lekë, ose 29.6% krahasuar me tetëmujorin e një viti më parë. Të dhënat mujore tregojnë se rritja është regjistruar pothuajse gjatë gjithë periudhës. Në janar 2026, AAPSK arkëtoi rreth 19 milionë lekë nga qiratë, kundrejt 14.5 milionë lekëve në janar 2025, ose rreth 30% më shumë. Në shkurt të...
Burimi:
javanews.al