Tavolina e konsultimeve per daten e zgjedhjeve partia e Metes refuzon ftesen e Begajt
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka refuzuar ftesën e Presidentit Bajram Begaj për konsultime lidhur me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027. Në një letër drejtuar kreut të shtetit, Blushi e cilëson të papërshtatshëm këtë takim, duke argumentuar se vendi po përballet me një situatë të rëndë politike dhe institucionale. Ai thekson se protestat dhe kërkesat e studentëve dhe gjimnazistëve duhet të jenë në qendër të vëmendjes, ndërsa akuzon institucionet shtetërore për dhunë, arrestime arbitrare dhe represion ndaj protestuesve. Sipas Blushit, Shqipëria po përjeton një krizë të lirive dhe të drejtave themelore, e cila kërkon reagim konkret nga institucionet kushtetuese. Ai kritikon Presidentin Begaj, duke pretenduar se institucioni që ai drejton nuk ka përmbushur rolin e tij kushtetues...
Burimi:
ntv.al