Tassotti “skanon” kuqezinjtë: Amorim ka nevojë për kohë, Champions-i është objektivi minimal
Mauro Tassotti, ish-lojtar, trajner dhe drejtues i Milanit, ka analizuar situatën e skuadrës së drejtuar nga Ruben Amorim për “Gazzetta dello Sport”: “Është vërtet shumë herët për ta gjykuar punën e një trajneri të ri, me një skuadër të re dhe, mbi të gjitha, me parime të reja. Siç ishte e parashikueshme, ka pasur disa momente vështirësie, por edhe shumë gjëra të mira, si në ndeshjen e fundit kundër Lecce. Sinqerisht, ishte një fillim që mund të pritej. Tani, megjithatë, duhet kohë. Amorimit i nevojitet koha e nevojshme për t’u integruar, për të njohur sa më mirë ambientin dhe vetë lojtarët”. Sa iu përket objektivave, Tassotti është i qartë: “Në Itali nuk shoh 4-5 skuadra dukshëm më të forta, ndaj do të thosha se Champions-i duhet të...
Burimi:
telesport.al