Taksat e pazakonta në Shqipërinë e viteve ’20-të të shekullit të kaluar!

Taksat e pazakonta në Shqipërinë e viteve ’20-të të shekullit të kaluar!

Deri në mesin e viteve ’20, në Shqipëri taksat paguheshin kryesisht me mall, në mungesë edhe të një monedhe zyrtare. Me krijimin e bankës kombëtare dhe emetimin e monedhës shqiptare, në vend nis të ‘konvertohet’ pagesa e taksave me para dhe jo më mall si më përpara, shkruan Kreshnik Kuçaj. Në këto vite nis të aplikohet në vend një legjislacion fiskal, i ngjashëm me atë të vendeve europiane. Bazohej kryesisht në modelin italian dhe atë francez. Inspektori i Ministrisë së Brendshme, Teki Selenica i përmblodhi të gjitha ligjet dhe i botoi në vitin 1928. Ishin aty edhe shpjegimet përkatëse, me qëllim lehtësimin e punës për nëpunësit dhe tregtarët. Libri “Bashkitë e Shqipërisë, si duhet të rregullojnë veprimin e tyre” iu shpërnda të gjithë bashkive të...