”Takon agjentë serbë në hotel”/ Polemika Hyseni-Lala në hyrje të GJKKO, AGSH: Shantazh ndaj gazetares
Ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni, u përfshi sot në një përplasje verbale me gazetaren Klodiana Lala në hyrje të ambienteve të GJKKO-së, pak para se të njihej me masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. E pyetur nga gazetarja për lidhjet e saj me Ergys Agasin, Hyseni iu përgjigj: “Klodi, si kalon ti në takime me agjentët serbë në dhomat e hotelit Rogner?”. Pas kësaj deklarate, Hyseni nuk iu përgjigj pyetjeve të tjera të gazetarëve dhe u fut në ambientet e GJKKO-së. Në një lidhje live, Klodiana Lala e cilësoi deklaratën si “sulm vulgar” dhe “shantazh ndaj gazetarëve”. Ajo tha se mbetet për t’u sqaruar se cilave takime iu referohej Hyseni. Për incidentin reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), i cili dënoi deklaratat e...
Burimi:
kohajone.com