Takimi misterioz në burgun e Fierit, gazetarja Lala ngre dyshime për Veliajn

Takimi misterioz në burgun e Fierit, gazetarja Lala ngre dyshime për Veliajn

Pretendimet e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj se është shantazhuar gjatë qëndrimit në burgun e Fierit, janë vënë në pikëpyetje nga gazetarja Klodiana Lala, e cila i cilësoi deklaratat e tij si pjesë të një strategjie për të krijuar imazhin e një personi të persekutuar nga drejtësia. Lala komentoi edhe takimin e ministrit të Drejtësisë, Besfort Lamallari (Gogu), me Veliajn në ambientet e burgut të Fierit, në orët e vona të mbrëmjes. Sipas gazetares, fakti që takimi u zhvillua rreth orës 22:30 dhe nuk u shoqërua me një vizitë zyrtare për inspektimin e kushteve të burgut, ngre pikëpyetje mbi qëllimin e tij. “Një ministër Drejtësie, në bazë të ligjit, në çdo orë dhe në çdo kohë mund të kryejë vizita në burg. Fakti që Gogu...