Takimi i ambasadorit Wendt me opozitën, Berisha sërish jashtë listës së pjesëmarrësve
Ambasadori amerikan në Tiranë, Eric Wendt, zhvilloi një takim me përfaqësues të opozitës, ku nuk ishte i pranishëm kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në takim morën pjesë dy senatorë amerikanë që ndodhen këto ditë në Shqipëri, si dhe disa deputetë demokratë. Mes përfaqësuesve të PD-së të pranishëm ishin Oerd Bylykbashi, Jorida Tabaku dhe Ivi Kaso. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues të partive të tjera të vogla. Mungesa e Berishës vjen pas një pritjeje të organizuar më herët në Tiranë, ku kreu i PD-së nuk ishte ftuar. Berisha është shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara për akuza që lidhen me korrupsionin dhe cenimin e demokracisë; masa përfshin edhe familjarë të tij. Gjatë së njëjtës ditë, Wendt dhe dy senatorët amerikanë zhvilluan gjithashtu një...
Burimi:
ntv.al