Tajvani ndryshon pamje, një tjetër kullë te ‘Parku Rinia’, Rama: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private

Tajvani ndryshon pamje, një tjetër kullë te ‘Parku Rinia’, Rama: Nuk nxjerrim njerëzit me forcë nga shtëpitë për projektet private

Edi Rama TIRANË-Pesë studio të njohura ndërkombëtare të arkitekturës janë përzgjedhur në konkursin për transformimin e godinës së ish-“Tajvanit” në Parkun Rinia, projekt i quajtur “Tirana Fountain Tower”.  Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në prezantimin e pesë projekteve të paraqitura në kuadër të konkursit ndërkombëtar, ku deklaroi se ndërhyrja synon t’i japë një tjetër zhvillim kësaj hapësire, në përputhje me ndryshimet që ka pësuar Tirana ndër vite. Ai theksoi se në Shqipëri nuk ndërtohet pa rregulla dhe se projektet private nuk janë shoqëruar me nxjerrje me forcë të banorëve nga shtëpitë. Edi Rama: Është një projekt i sipërmarrjes private në një pronë private, që për arsye se zhvillohet në zemër të parkut, brenda perimetrit të pronës private, aty ku jemi në kushtet që duhet rindërtuar, por...