Rigels Seliman
Pas më shumë se dy dekadash drejtësi të munguar, avokati Idajet Beqiri ka sjellë sërish në dritë një nga kapitujt më të errët të historisë politike shqiptare për ngjarjet e 14 shtatorit 1998, të cilat ai i përshkruan si një “kryengritje e armatosur për përmbysjen e rendit kushtetues”. Kallëzimi që tashmë ndodhet për herë të parë në duart e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), përmban një material voluminoz me dokumente, procesverbale, dëshmi, deklarata mediatike dhe referenca të hetimeve të kohës që rrezikojnë të tronditin pozitat e Sali Berishës dhe grupit të tij të strukturuar kriminal siç e quan Beqiri në atë kohë. Në qendër të këtij kallëzimi që disponon gazeta “SOT” qëndron pretendimi se ngjarjet e 14 shtatorit 1998 nuk ishin shpërthim spontan, por një veprim i organizuar me qëllim marrjen e dhunshme të pushtetit pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari.
Detajet
Për të kuptuar bazën e këtij kallëzimi, Beqiri i kthehet periudhës së paszgjedhjeve të 29 qershorit 1997, kur pas kolapsit të shtetit nga firmat piramidale dhe rënies së qeverisë së Sali Berishës, në pushtet erdhi e majta nën drejtimin e Fatos Nanos. Sipas dokumentit, Partia Demokratike refuzoi të njihte rezultatin dhe nisi një fushatë të vazhdueshme tensioni, bojkotesh dhe thirrjesh për “revolta popullore”. Beqiri thekson se gjatë gjithë vitit 1998 janë përgatitur strukturat organizative lokale të PD-së për të qenë gati në momentin që “do të jepet sinjali për marrjen e pushtetit”. Në kallëzim përmenden edhe procesverbale të mbledhjeve të PD-së në rrethe (Shkodër, Elbasan, Fier etj.) që, sipas Beqirit, përmbajnë udhëzime për “mobilizimin e militantëve dhe marrjen e armëve”.
Vrasja e Azem Hajdarit
Në mbrëmjen e 12 shtatorit 1998, u vra deputeti Azem Hajdari. Kallëzimi e cilëson këtë moment si “pikën e shpërthimit të planit të përgatitur më parë”. Sipas Beqirit, vrasja u përdor politikisht nga drejtuesit e PD-së për të mobilizuar militantët. Ai sjell si provë deklaratat publike të Sali Berishës, që menjëherë pas ngjarjes kërkonte “hakmarrje” dhe “ngritje popullore”, si dhe praninë e personave të armatosur në selinë e PD-së. “Fabula e Partisë Demokratike dhe e liderit të saj, Sali Berisha, për ta paraqitur grushtin e shtetit si shpërthim spontan të zemërimit të militantëve të Partisë Demokratike ndaj vrasjes së deputetit Azem Hajdari ishte një farsë. Dy ditë para vrasjes së Azem Hajdarit, në datën 10 shtator 1998 Partia Demokratike i bënte thirrje të hapur militantëve të saj: “Ta rrëzojmë këtë qeveri me çdo mjet “. Po e nënvizoj: “me çdo mjet “. Pra, po u bënte thirrje paramilitarëve dhe militantëve të saj të mprihnin armët se kishte ardhur ora e sulmit kundër shtetit. Po pritej vetëm momenti i përshtatshëm për shpërthimin e grushtit të shtetit. Dhe ai erdhi me vrasjen e Azem Hajdarit, të cilin e nxori në pritë Sali Berisha. Faktet e kompletojnë kuadrin. Kryefakti janë deklarimet e vet Sali Berishës në emisionin “Opinion” në TV Klan, ku me zë, me figurë dhe botërisht deklaron sesi e çoi Azem Hajdarin para vrasësve të tij”, thuhet ndër të tjera në kallëzim. Në dokument përmenden edhe dëshmitë e ish-truprojës së Berishës, Izet Haxhia, i cili ka rrëfyer se ditët para dhe pas vrasjes në selinë e PD-së janë futur armë dhe është folur për “marrje të pushtetit me çdo kusht”. Këto dëshmi, sipas Beqirit, përbëjnë “prova kyçe që duhen verifikuar nga SPAK”. Gjithashtu në kallëzim thuhet se Sali Berisha në mitingun me 200 veta të PD në Tiranë në datën 9 shtator 1998, sikurse është e pasqyruar në shtypin e asaj kohe, tre ditë para vrasjes së Azem Hajdarit, deklaroi: “Dikush nga ne do të vdesë, por kjo do të jetë dita e fitores sonë”. Dhe për ta plotësuar këtë skenar makabër, në miting qarkullonte një arkivol bosh.
14 shtatori 1998
Në mëngjesin e 14 shtatorit 1998, mijëra persona të grumbulluar në ceremoninë mortore të Azem Hajdarit, u drejtuan drejt institucioneve të shtetit. Kallëzimi përshkruan me hollësi momentet e “marshimit të armatosur” drejt qendrës së Tiranës, pushtimin e Kryeministrisë, Parlamentit, Radiotelevizionit Shqiptar dhe Ministrisë së Rendit, përdorimin e armëve të rënda, granatave dhe mjeteve të blinduara. Sipas Beqirit, “në këtë ditë ndodhi një kryengritje e armatosur me qëllim përmbysjen e rendit kushtetues, e drejtuar politikisht nga kryesia e Partisë Demokratike”. Ai e mbështet këtë me raportet e shtypit të asaj kohe, deklaratat televizive të disa drejtuesve të PD-së, dhe procesverbalet e mbledhjeve të jashtëzakonshme të Kuvendit e Qeverisë, që e cilësuan ngjarjen si “grusht shteti”. “Rreth orës 11.30, grupi i pararojës së turmës, me arkivolin e trupit të Azem Hajdarit në duar, arrijnë para godinës së Këshillit të Ministrave. Djegin e shkatërrojnë makinat që ishin të parkuara para saj. Më pas sulmojnë portën e godinës, duke përdorur të gjithë arsenalin e armëve, nga breshëritë e kallashnikovëve, mitralozët, antitanket, granatat e dorës dhe shishet me lëndë djegëse. Në mënyrë makabre përdorin arkivolin me trupin e pajetë të Azem Hajdarit si “dash” për të hapur portën, siç përdoreshin në luftërat mesjetare për hapjen e portave të kështjellave. Hipokrizi e madhe. Arkivoli me trupin pajetë të Azem Hajdarit u braktis nga turma e militantëve para shkallëve të kryeministrisë, sapo u hap dera për t’u futur në godinën e saj. E kishte kryer misionin. Nuk iu duhej më. Ai u varros në varrezat e Sharrës nga punëtorët e komunales dhe vetëm nga njerëzit e familjes”, thuhet në kallëzimin penal.
Dëshmitari okular
Gjithashtu Idajet Beqiri i drejtohet SPAK se në këtë ngjarje ka qenë vetë dëshmitar okular. “Unë, kallëzuesi, si dhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Skënder Gjinushi, Neritan Ceka, Gramos Ruçi, Namik Dokle, dhe disa prej punonjësve të shërbimit, ishim në zyrën e Kryetarit të Kuvendit. Situatën në derën e Kryeministrisë me arkivolin e Azem Hajdarit në duar të kryengritësve si dhe kryengritësit e armatosur që nuk i ndanin breshëritë e armëve, i shikonim nga dritaret e Zyrës së Skënder Gjinushit. Mesa duket kryengritësit n’a dalluan në dritare dhe prej platformës së derës hyrëse për në Këshillin e Ministrave dhe pasigodasin me antitank zyrën e kryetarit të Kuvendit, Skënder Gjinushi, lëshojnë më pas breshëritë e plumbave në drejtimin tonë që ishim në dritaret e zyrës. Xhamat e zyrës u thyen dhe zyra u mbushë më plumba. Ne u shtrim barkas dhe ashtu dolëm te korridori i Zyrës së zyrës së Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, të ruajtur me armë prej punonjësve të sigurisë. Rreth orës 12.30 largohen nga ambientet e Kuvendit të Republikës Skënder Gjinushi etj. Mbeta unë dhe disa punonjës shërbimi te korridori i Zyrës së Skënder Gjinushit. Në këtë moment është shfaqur në korridor ish kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit Mustafa Kërçuku. Ai më ka marrë dhe më ka futur tek ashensori i emergjencës që dilte nga hyrja mbrapa e Kuvendit të Shqipërisë dhe pasi dolëm në ambientin e jashtëm të Kuvendit, jemi ndarë. Në këtë moment turmat kryengritëse vërshuan mbi zyrat e Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kallëzim
Tentativat për të eliminuar Nanon
“Megjithatë, një nga ditët më të zeza të historisë së popullit tonë do të mbyllej me dy episode tipike për një grusht shteti. Në orët e vona të mbrëmjes, ministrit të Rendit, Perikli Teta, teksa largohej nga dikasteri, i bëhet atentat, por që dështoi falë ndërhyrjes së shpejtë të eskortës së tij. Gjithashtu,sipas gazetës “KJ”, në orët e vona të natës të 14 shtatorit, u bë një tentativë për atentat edhe ndaj kryeministrit Nano, në momentin kur ai po kthehej në Tiranë, i shoqëruar nga eskorta e tij”, thuhet në kallëzim.
Emrat që përmenden në kallëzim si pjesë e organizimit
Në kallëzimin penal të dorëzuar në SPAK, avokati Beqiri përmend me emër personat që ai i konsideron si organizatorë ose drejtues politikë të ngjarjeve. Sipas dokumentit, ata janë: Sali Berisha, në cilësinë e ish-Presidentit dhe kryetarit të Partisë Demokratike në atë kohë; Genc Pollo, ish-deputet dhe anëtar i kryesisë së PD-së; Ritvan Bode, ish-ministër dhe drejtues ekzekutiv i strukturave organizative; Shaban Memia, Pal Dajçi, Frrok Gjini, Dem Dollapi, Alfons Zeneli, Artur Bejzade dhe disa të tjerë të listuar në dokument. Beqiri thekson se këta persona “kanë pasur rol koordinues në strukturat e PD-së në terren”, ndërsa në Tiranë janë parë duke drejtuar grupe të armatosura dhe militantë që hynin në godinat shtetërore. Në kallëzim përmenden gjithashtu si dëshmitarë të rëndësishëm: Izet Haxhia, si ish-truproje e Sali Berishës, që ka rrëfyer publikisht përgatitjen e armatosur; Zenel Nezaj, roja i plagosur i Azem Hajdarit, i cili sipas Beqirit ka pasur një incizim me informacione të vlefshme që nuk është dorëzuar në prokurori; dhe zyrtarë të asaj kohe si Skënder Gjinushi, Gramos Ruçi, Namik Dokle dhe Neritan Ceka, të cilët ishin në ambientet e Parlamentit kur u qëllua me armë drejt tyre.
Provat që shoqërojnë kallëzimin penal
Në dosjen që Beqiri ka depozituar në SPAK, sipas përmbajtjes së dokumentit, përfshihen: Procesverbale të PD-së në disa rrethe, ku përshkruhen takime dhe udhëzime për mobilizim; Deklarata publike të drejtuesve të lartë të PD-së para dhe pas 14 shtatorit; Artikuj të shtypit të asaj kohe, që pasqyrojnë thirrje për “revoltë” dhe nxitje ndaj qeverisë; Dëshmitë e Izet Haxhias dhe materialet e tij të botuara më pas; Vendime dhe akte të Kuvendit e Qeverisë së asaj kohe, ku ngjarjet u cilësuan “tentativë për grusht shteti”; Kopje të fletëve të arrestimit dhe aktakuzës së prokurorisë së 1998-s, që më pas u pezulluan; Dhe materiale që, sipas Beqirit, “dëshmojnë ndërhyrjen politike për të mbyllur hetimet”. Beqiri kërkon që SPAK t’i verifikojë të gjitha këto prova, të marrë në pyetje personat e përmendur dhe të rihapë hetimin për ngjarjet e 14 shtatorit si çështje të krimit të organizuar kundër rendit kushtetues.
Pse Beqiri i drejtohet SPAK-ut pas 27 vitesh
Në kallëzim, avokati argumenton se në vitet 1998–2000 hetimet u ndalën për arsye politike, disa prova nuk u morën në konsideratë dhe asnjë nga drejtuesit kryesorë të PD-së nuk u dërgua për gjykim. “Tani që ekziston SPAK, si organ i pavarur që heton krimet e rënda dhe korrupsionin në nivelet e larta, është koha që ky krim të mos mbetet i pandëshkuar”, thuhet në kallëzim. Ai thekson se “ngjarjet e 14 shtatorit 1998 përbëjnë një sulm kundër rendit kushtetues dhe se organizatorët duhet të japin llogari si çdo qytetar tjetër para drejtësisë”.
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Tag: Fier
-

Në tavolinën e SPAK dosja që fundos Sali Berishën për grushtin e shtetit në ’98, nga atentati ndaj ministrit të…
-

Dosja e inceneratorit të Fierit, Gjykata e Lartë refuzon kthimin e çështjes në pikën zero, rrëzon vendimin e Apelit…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar Gjykatën e Apelit për Inceneratorin e Fierit. Kjo e fundit në dhjetor vendosi të kthejë në Shkallë të Parë për rigjykim çështjen, por Gjykata e Lartë nuk ka pranuar. Në Dhomë Këshillimi ajo ka vendosur që çështja të rigjykohet në Apelin e GJKKO-së, por me një trupë tjetër gjykuese. “Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë. Më 19 dhjetor Apeli i GJKKO ktheu për rigjykim me tjetër trupë gjykuese dosjen për inceneratorin e Fierit. Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga Engert Pëllumbi, Miliana Muca dhe Dhimitër Lara.
Më 25 shtator 2023, Gjykata e Posaçme dënoi me 10 vjet heqje lirie ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka për dosjen e inceneratorit të Fierit. Ndërkohë ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, Bllako u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për akuzën “shpërdorim detyre të nëpunësit që kryen detyrë publike”. SPAK, kërkoi në Apel dhe dënimin e tij për veprën “shpërdorim detyre të funksionarit të lartë shtetëror”. SPAK kërkonte rrëzimet e pafajësisë së 3 të pandehurve, që ishin dhënë nga shkalla e parë dhe dënimin e tyre. Konkretisht Arben Dervishaj, mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit, Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y, dhe Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës. Kurse avokatët dhe vetë të pandehurit kërkuan lënien në fuqi të pafajësisë. Por Apeli vendosi që ta rikthente edhe një herë nga e para dosjen për proces nga e para, duke mos pranuar asnjë nga kërkesat e dy palëve. Por Gjykata e Lartë e ka rrëzuar këtë vendim, duke kërkuar që në Apel të rigjykohet me një tjetr trupë gjykuese.
Dënimet e GJKKO, më 25 Shtator të vitit 2023:Lefter Koka, ish-ministër i Mjedisit, është dënuar me 10 vite burg nga GJKKO për aferën e inceneratorit të Fierit, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.
Alqi Bllako, ish sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, ish-deputet i PS-së, është dënuar me 4 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg.
Klodian Zoto, administrator i kompanisë koncensionare, është dënuar me 11 vite burg, por me gjykim të shkurtuar do të dënohet me 8 vite burg. (Në arrati)
Florian Muçaj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Erjon Murataj, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, dënohet me 3 vite burg, përfundimisht do të vuajë 2 vite burg.
Azem Shatëri, anëtar i komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg, me gjyq të shkurtuar, 2 vite burg! Lirohet nga burgu, i ka mbaruar dënimi
Loran Dusha, administrator i Inceneratorit të Fierit, është dënuar me 7 vite burg, përfundimisht do të vuajë 4 vite e 8 muaj burg.
Arbër Denizi, administrator i PIVOT-04, dënohet me 7 vite burg, me gjyq të shkurtuar 4 vite e 8 muaj burg4 prej tyre iu konvertohet dënimi me Shërbim Prove
Regan Merdani, Administrator i ‘Froggy”sh.p.k, 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Gentian Zifla, Administrator i ‘Itneg”sh.p.k 3 vite burg (pezullohet dënimi) shërbim prove
Sabina Cenameri, anëtare e komisionit të dhënies së koncesionit, 3 vite burg (pezullim dënimi, ka një fëmijë të mitur) shërbim prove
Pellumb Abeshi, ish-zyrtari i ministrisë së Mjedisit, është dënuar me 3 vite e 6 muaj vite burg, me gjyq të shkurtuar 2 vite e 4 muaj burg, përfundimisht me shërbim proveJanë shpallur të pafajshëm nga GJKKO
Arben Dervishaj, Mbikëqyrësi i punimeve të inceneratorit
Juri Imeraj, administrator i kompanisë J.P.Y
Arjola Kodra, Administratore e Inceneratorit të Tiranës. -

Vrasje për motive banale në Manëz: Dy të rinj humbin jetën pas një konflikti në lokal
Screenshot
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Manëz, ku dy të rinj kanë mbetur të vdekur pas një konflikti për motive krejt banale. Sipas të dhënave paraprake, sherri ka nisur në një lokal, pasi një prej klientëve është irrituar me kamarierin që nuk i ka shërbyer kafe, me argumentin se ekspresi nuk ishte në punë gjatë natës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Përplasja verbale është pasuar nga ndërhyrja e një pale tjetër që ka marrë në mbrojtje kamarierin, duke e përshkallëzuar situatën në sherr. Fjalët e rënda dhe ofendimet janë kthyer shumë shpejt në përplasje fizike, e më pas në përdorim armësh zjarri. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
“Pse i flet kamarierit?!” – kjo ka qenë shkëndija që ndezi konfliktin, i cili përfundoi tragjikisht me dy viktima. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

“Nëse s’vjen në orën 6…”/ Djali i drejtoreshës së ZVA-së kërcënon mësuesin për një postim në FB
Një përplasje mes një çifti mësuesish dhe drejtoreshës së Zyrës Vendore Arsimore në Tropojë ka përshkallëzuar në një ngjarje shqetësuese, që përfshin edhe kërcënime të drejtpërdrejta nga djali i drejtoreshës.
Mësuesi Alfred Alfredaj, punonjës në shkollën 9-vjeçare të Fierzës, ka denoncuar në emisionin “Fiks Fare” se është kërcënuar me telefon nga Elsi Basha, djali i drejtoreshës së ZVA-së, pas një postimi të bërë në Facebook nga bashkëshortja e tij, gjithashtu mësuese në të njëjtën zonë.
Postimi në fjalë, i cili ishte një shpërndarje e një njoftimi zyrtar nga vetë zyra arsimore, kishte të bënte me ndarjen e kompetencave dhe theksonte se zyra arsimore duhet të merret me drejtuesit e shkollave, jo me disiplinimin e mësuesve. Ky koment, sipas çiftit Alfredaj, ka qenë “shkëndija” që ndezi një konflikt të hershëm institucional. “Gruaja ime ka qenë më parë drejtoreshë e Zyrës së Kadastrës dhe ka pasur përplasje me kryetarin e bashkisë. Ne besojmë se ai ka ndikuar mbi drejtoreshën aktuale të ZVA-së për të ushtruar presion ndaj nesh,” – shprehet Alfredaj. Ai shton se konflikti ka vite që zvarritet dhe ka marrë edhe rrugë ligjore.
Sipas Alfredajt, çifti ka bërë dy kallëzime për shpërdorim detyre ndaj drejtoreshës së ZVA-së, por Prokuroria e Tropojës ka vendosur mosfillim të procedimit penal. Ndryshe ka vepruar gjykata, e cila ka urdhëruar regjistrimin e çështjes dhe fillimin e procedimeve penale.
“Gjykata na ka dhënë të drejtë, por presioni ndaj nesh vetëm sa është rritur. Jemi në stres të vazhdueshëm. Kam shtatë fëmijë, jam mësues mjeshtër dhe nuk po na lënë të punojmë të qetë,” – thotë mësuesi i indinjuar.
Elsi Basha, djali i drejtoreshës dhe njëkohësisht punonjës i OSHEE-së në Tropojë, ka telefonuar Alfredajn dhe e ka ftuar për një “kafe burrash”. Në bisedën e regjistruar nga vetë mësuesi, Basha dëgjohet të thotë se “nuk merret me gratë”, por i kërkon Alfredajt të takohet deri në orën 18:00, përndryshe “nuk mban përgjegjësi për çfarë ndodh më pas”.Gazetarët kanë kërkuar një prononcim nga drejtoresha e ZVA-së, e cila ka mohuar të ketë dijeni për veprimet e të birit. E pyetur nëse është shqetësuar nga postimet në rrjetet sociale, ajo ka refuzuar të komentojë më tej dhe është larguar nga intervista, duke thënë: “Nuk ju jap më përgjigje për asgjë, largohuni.”
Gazetarët më pas kanë kërkuar Elsi Bashën në ambientet e OSHEE-së në Tropojë, ku kolegët e tij kanë thënë se ai ishte larguar për arsye familjare. Edhe pas njoftimit se gazetarët ndodheshin në zyrë, ai nuk është kthyer më dhe ka bllokuar numrin e gazetares në telefon./Emisioni “Fiks Fare” -

Gjykata e Lartë pranon rekursin për dosjen e inceneratorit të Fierit, rikthen çështjen në Apel me trupë gjykuese të re
Shkalla e tretë e gjyqësorit në dhomë këshillimi, vendosi këtë të martë të pranojë rekursin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme si dhe nga të pandehurit, që kundërshtuan vendimin e Apelit të Posaçëm për rikthimin e dosjes së inceneratorit të Fierit për rigjykim në GJKKO.
Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes po në Apel, por vendimi i GJKKO të shqyrtohet me tjëtër trupë gjykuese.
Pala e prokurorëve dhe të pandehurit nuk u dakordësuan me vendimin që u dha në 19 dhjetor të vitit 2024 nga treshja e gjyqtarëve Engert Pëllumbi, Miliana Muça dhe Dhimitër Lara, prandaj iu drejtuan me rekurs GJL.
Në shtator të vitit 2023 , Gjykata e Posaçme dënoi ish ministrin e mjedisit Lefter Koka dhe personat e tjerë të pandehur në këtë dosje. Ata ankimuan vendimin në Apel dhe kjo gjykatë vendosi ta rikthejë edhe njëherë çështjen në GJKKO për rigjykim me tjetër trupë gjykuese.Top Channel
-

Ekzekutoi për 50 mijë euro Klevis Lleshin në vitin 2020, Apeli i Posaçëm lë në burg vrasësin me pagesë
Apeli i Posaçëm lë në fuqi vendimin e GJKKO, miraton masën “arrest në burg” për Sabah Nuzin, i cili u arrestua anë muajin shtator të këtij viti me urdhër të SPAK për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
SPAK zbardhi vrasjen e 22-vjeçarit në shtatorduke çuar në arrestimin e 3 personave dhe shpalljen në kërkim të porositësit. Në pranga kanë rënë Sabah Nuzi, vrasësi i cili është paguar nga porositësi Aurel Hoxha 50 mijë euro për eliminimin e 22-vjeçarit, Samet Loka dhe Sajmir Kolaveri, i cili u arrestua në Itali dhe ka pasur rolin e ndërmjetësit dhe ndihmësit në vrasje. Sabah Nuzi, i akuzuar nga SPAK si vrasës me pagesë, ashtu si familja Lleshi, është nga Burreli, dhe mendohet që me Klevisin, të cilin e vrau e më tej e groposi, të ketë pasur edhe njohje e miqësi. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
31-vjeçari Sabah Nuzi sipas njoftimeve të vjetra të policisë, rezulton me precedent penalë. Në vitin 2020 u arrestua nga Policia e Matit pasi kishte qëlluar me armë në ajër dhe kishte kërcënuar një person. Edhe më herët, në vitin 2012, kur ka qenë krejt i ri vetëm 18 vjeç, është prangosur për plagosjen e 3 personave me pistoletë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Aurel Hoxha, i njohur ndryshe me emrin Aurelinjo Kalaveri, urdhëroi vrasjen e 2-vjeçarit për tu hakmarrë për vrasjen e vëllait të tij në Mbretërinë e Bashkuar, në vitin 2012, nga Arben Lleshi, kushëriri i 22-vjeçarit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Dy fiset janë përfshirë në një sagë hakmarrjesh, të nisur në vitin 2012, kur Arben Lleshi vrau Agim Hoxhën, vëllain e Aurel Hoxhës, dhe më pas ia dogji trupin në makinë. Një vit më pas, më 30 tetor 2013, u vra Xhavit Lleshi, babai i Klevis Lleshit. Tre vite më vonë, më 15 maj 2016 u vra vëllai i tij, Hajredin Lleshi.
Më pas, në vitin 2020 fisi Hoxha dyshohet se porositi vrasjen e Klevis Lleshit. Pas vrasjes, trupin e tij e zhdukën në fshatit Shpërdhet të Kurbinit, ndërsa eshtrat u gjetën pas rreth 2 vite e gjysmë nga banorë të zonës. Arben Lleshi po vuante dënimin me burg përjetë në burgun e Peqinit, kur në vitin 2023 u vra nga Sokol Mjacaj. Ai u qëlloi me armë brenda në qeli, dhe dyshohet se vrasja ka qenë vazhdë e kësaj hakmarrjeje.
-

Kaos në Eindhoven, arrestohen 180 tifozë të Napolit, autoritetet i kthyen
Rreth 180 tifozë të Napolit u arrestuan në mbrëmjen e së hënës në qendër të Eindhoven ku do të luhet ndeshja mes PSV dhe kampionëve të Italisë në Ligën e Kampioneve.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Sipas policisë, sjellja e tyre shkakoi trazira, por nuk u verifikuan zënka apo përleshje të mirëfillta dhe se autoritetet vepruan për të parandalonin ngjarje të tilla pikërisht përmes arrestimeve masive Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Policia holandeze i përshkroi tifozët e Napolit si një grup shumë i madh personash me një lloj atmosfere; agjentët iu kërkuan atyre që të lënë qendrën e qytetit, një kërkesë që napoletanët e injoruan, kështu tifozët u arrestuan për thyerje të rregullave të Bashkisë për grumbullimet dhe u dërguan në ata në stacionin e policisë së Mathildelaan.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Mësohet se disa prej personave të ndaluar nuk ishin të pajisur me bileta për ndeshjen mes PSV dhe Napolit. Pas dërgimit në stacionin e policisë, të 180 tifozët e napolit e arrestuar, u urdhëruan të largoheshin nga vendi dhe të ktheheshin në Itali. Mësohet se të gjitha biletat e tifozëve të ndaluar u anuluan, ndërkohë që raportet e policisë holandeze për këtë ngjarje iu dërguan Kuesturës së Napolit për ta shqyrtuar atë e për të parë nëse ekziston mundësia e ndëshkimit të këtyre tifozëve me përjashtim nga stadiumetReklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Dënohet me 1 mln lekë gjobë Egla Ceno, për shpifjen që bëri ndaj moderatorit Saimir Kodra
Gjykata Penale e Tiranës, ka dënuar me 1 milion lekë të vjetra aktoren Egla Cenon, e cila akuzohej për veprën penale të “Shpifjes” nga moderatori i emisionit “Stop”, Saimir Kodra.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Vendimi është dhënë mesditën e sotme, ku në këtë përballje ligjore ka dalë fitues, Saimir Kodra. Gjatë një emisioni televiziv në “PodCast”, Egla Ceno ish-fituese e “Big Bradhor VIP” deklaroi se në një rast të vetëm ishte ngacmuar seksualisht nga moderatori i një emsioni televiziv. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Pas deklaratës së Eglës, reagoi edhe moderatori Saimir Kodra, i cili njoftoi se do t’i drejtohej gjykatës për mbrojtjen e reputacionit të tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Ai paraqiti një kërkesë në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku kërkon shpalljen fajtore.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Në procesin gjyqësor të zhvilluar më pas, Egla solli disa versione mbrojtjeje.
Fillimisht, ajo deklaroi se kishte frikë të paraqitej në gjykatë. Më pas, në një tjetër deklarim, tha se nuk e kishte përmendur Saimir Kodrën, duke u justifikuar se kishte thënë vetëm mbiemrin “Kodra”, pa përmendur emër.
Në një seancë të mëvonshme, ajo ndryshoi sërish qëndrim, duke pohuar se deklaratat e saj nuk kishin të bënin me Saimir Kodrën personalisht, por me një kauzë simbolike për gratë e abuzuara seksualisht.
Në përfundim të procesit gjyqësor, Egla Ceno u shpall fajtore dhe u dënua me vendim gjykate me 1 milion lekë gjobë, pasi deklaratat e saj u vlerësuan si shpifje dhe dëm i padrejtë ndaj reputacionit të moderatorit Saimir Kodra.
-

Aksident në Qafë Plloçë, makina përfshihet nga flakët pas përplasjes
Screenshot
Një aksident rrugor është regjistruar pak më parë në aksin Pogradec–Korçë, në vendin e quajtur Qafë Plloçë. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa një prej tyre është përfshirë nga flakët menjëherë pas goditjes.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Fatmirësisht, drejtuesit e mjeteve kanë arritur të dalin në kohë, duke shmangur kështu një tragjedi, ndërsa nga ngjarja janë regjistruar vetëm dëme materiale. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqetReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

Sa do të kushtojnë pronat nga 1 janari 2026? Harta me çmimet e reja në 12 qarqe të vendit
Nga 1 Janari 2026 pronat në Shqipëri do të kushtojnë më shtrenjtë. Projektligji i Ministrisë Financave që përcakton çmimet e reja të referencës në 12 qarqe të vendit, përjashtuar vetëm Bashkinë Tiranën, së shpejti do të shkojë për diskutim në komisionet parlamentare për t’i hapur rrugë miratimit dhe hyrjes në fuqi.
Por sa do të jenë çmimet e reja dhe në cilin qark blerja e një pasurie të paluajtshme do të jetë më pak apo më shumë e kushtueshme?
Referuar draftit, qarku më i lirë ku mund të blihet një banesë nga viti i ardhshëm është Shkodra, ku çmimi minimal nis nga 10.500 lekë/m2 për Bashkinë Fushë-Arrëz deri në 75.000 lekë/m2 në bashkinë Shkodër.
Në qarkun Gjirokastër çmimi minimal nis nga 17,000 lekë/m2 në Memaliaj dhe arrin maksimalen deri në 63.000 lekë/m2 në Gjirokastër.
Në qarkun Berat, çmimi minimal nis me 26.000 lekë/m2 në bashkinë Skrapar deri në 55 mijë lekë/m2 në qytetin e Beratit.
Në qarkun e Fierit mund të blihet një banesë që nis me çmimin 32.000 lekë/m2 në Patos dhe arrin deri në 62.000 lekë/m2 në qytetin e Fierit.
Në qarkun e Korçës, Kolonja ka çmimet më të lira zyrtare të shitjes së pronës, regjistruar në 31,300 lekë/m2, duke arritur maksimalen në zonë e parë të bashkisë së Korçës me 70.000 lekë/m2.
Për qarkun Kukës nis nga 32.000 lekë/m2 në qytetin Bajram Curri në 58.000 lekë/m2 në Kukës.
Në qarkun Lezhë nga 36.000 lekë/m2 në Milot në 70.000 lekë/m2 në Shëngjin.
Në qarkun Dibër çmimet e referencës janë përcaktuar nga 40 mijë lekë/m2 në Klos deri në 52 mijë lekë/m2 në Peshkopi.
Për Qarkun Elbasan nga 40.000 lekë/ m2 në Belsh deri në 60.000 lekë/m2 në qytetin Elbasan.
Për qarkun Durrës nga 43.000 lekë/ m2 në qytetin e Shijakut në 200 mijë lekë/ m2 në zonën 13 të qytetit Durrës.
Për qarkun Vlorë nga 31 mijë lekë në Finiq në 200 mijë lekë/m2 në zonën 7 të Vlorës, që korrespondon me ishullin e Sazanit.
Ndërkohë në qarkun Tiranë, çmimet ndryshojnë për Kamzën, Rrogozhinën, Vorën dhe Kavajën, ku më të lira janë në Rrogozhinë në 46.000 lekë/m2 dhe çmimi më i larë arrin në Kamëz, deri në 75 mijë lekë/m2. Ndërsa çmimet referencë brenda qytetit të Tiranës aktualisht aplikohen deri 228 mijë lekë/m2 në njësinë nr 5.Sipas metodologjisë, çmimet mesatare referuese janë bazuar mbi shitblerjet e 4 viteve të fundit, vendndodhjen dhe sistemin urban dhe një parashikim për tendencat e ardhshme të tregut imobiliar. Ato janë të kategorizuara në lloje pasurie si: ndërtesë, shtëpi, apartament, garazh, bodrum dhe njësi tregtare.
Çmimi për metër katror për njësitë tregtare, të shërbimit ose të prodhimit brenda ndërtesave është 1.5 herë më i lartë se çmimi referues i zonës së vlerës ku ato ndodhen, ndërsa për Tiranën kjo kategori është dy herë më e lartë. Mbi çmimet referencë të përcaktuara nga Ministria e Financave, Këshillat Bashkiake do të kenë të drejtë të lëvizin plus minus 30%.