Tag: Fier

  • U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar

    U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksidentin ku vdiq 17-vjeçari shqiptar

    Profesori italian Michele D’Angelo, pedagog i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, u rikthye në Itali pasi u lirua kundrejt garancisë 15 mijë euro. Ai flet për herë të parë pas lirimit dhe për aksidentin ku u përfshi në autostradën Levan-Fier, ku një 17-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur.
    “Po, e pranoj, kam pasur frikë. Sidomos në ditët e para, kur gjithçka ishte e pasigurt dhe nuk kuptohej se çfarë drejtimi do të merrte çështja. Pyesja veten nëse do të më duhej të qëndroja atje me muaj, ndoshta me vite. Ishte një mendim rrëqethës, por u përpoqa të mbështetem te besimi në drejtësi dhe në punën e avokatëve të mi”, shprehet ai në një intervistë për median italiane La Repubblica.
    Tani është me bashkëshorten, Vanessa Castelli, mes maceve dhe librave të tij, ndërsa do të kthehet edhe mes studentëve. Michele D’Angelo u mbajt në burg për 75 ditë, pasi më 10 gusht u përfshi në një aksident, pas të cilit 3 ditë më vonë u nda nga jeta një 17-vjeçar që mbeti i plagosur. Për median italiane profesori shprehet se çdo ditë ka menduar për familjen e atij djali dhe boshllëkun me të cilin duhet të përballen.
    Qëndrimin e tij në paraburgim për një kohë kaq të gjatë e4 sheh si një masë të tepërt.
    “Një masë kaq e gjatë paraburgimi, për një person pa precedent si unë dhe për një akuzë për shkelje të kodit rrugor, më është dukur e tepërt”, thotë profesori italian.
    Pas lirimit kundrejt garancisë, profesori italian do duhet të vijë të premten e fundit të çdo muaji në vendin tonë për të zbatuar edhe masën e detyrim paraqitjes.
    Intervista e plotë për La Repubblica
    Profesor D’Angelo, si kanë qenë këto dy muaj e gjysmë në qeli në Shqipëri?
    Michele D’Angelo: Është e vështirë t’i përtypësh të gjitha. Kanë qenë ditë të gjata, të ngarkuara, gjatë të cilave më është dashur të përballem me vetveten, me vetminë, me dhimbjen për atë që ndodhi. Çdo ditë mbartte me vete një peshë emocionale të jashtëzakonshme dhe vetëm tani, duke u kthyer në shtëpi, arrij të marr frymë me të vërtetë.
    Arrestimi juaj u duk i tepruar në krahasim me akuzat që ju janë bërë. A keni gjetur ndonjë shpjegim?
    Michele D’Angelo: Burgu, një masë kaq e gjatë paraburgimi, për një person pa precedent si unë dhe për një akuzë për shkelje të kodit rrugor, më është dukur e tepërt. Ishte një mendim rrëqethës, por u përpoqa të mbështetem te besimi në drejtësi dhe në punën e avokatëve të mi.
    Në atë aksident, fatkeqësisht, humbi jetën një djalë i ri. Doni t’i thoni diçka familjes së tij?
    Michele D’Angelo: Po, dhe e them me respekt dhe dhimbje të thellë. Çdo ditë kam menduar për familjen e atij djali, për humbjen e tyre, për boshllëkun me të cilin duhet të përballen.
    Si erdhi lirimi juaj? Çfarë do të ndodhë tani, procesi do të zhvillohet në Itali apo do t’ju duhet të ktheheni në Shqipëri si person i lirë?
    Michele D’Angelo: Lirimi erdhi pasi gjykatësi shqiptar pranoi garancinë: 15 mijë euro për lirinë. Por e di se duhet të falënderoj punën e palodhur të Farnesinës, të ambasadës, të konsullatës, të avokatit dhe vlerësimin e gjykatësit që njohu sjelljen time bashkëpunuese. Hetimet dhe ekspertizat janë ende në zhvillim, procesi do të zhvillohet në Shqipëri dhe unë jam plotësisht në dispozicion.
    Si i kalonit ditët tuaja në ato kushte?
    Michele D’Angelo: Ditët kalonin të ndara në gjeste të vogla: lexoja, shkruaja, reflektoja. Përpiqesha ta mbaja mendjen aktive, por ishte mendimi për ata që më mbështesnin ai që më mbante në këmbë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë mbështetja e kolegëve dhe e të gjithë atyre që zgjodhën të qëndronin pranë meje.
    Për ju janë angazhuar shumë njerëz.
    Michele D’Angelo: Dua të falënderoj Vanessën, partneren time, e cila ka bërë të pamundurën për mua; kryetarin e bashkisë së L’Aquila-s, Pierluigi Biondi; deputetin D’Alfonso; rektorët e Universitetit të L’Aquila-s; drejtoreshën e departamentit tim. Por edhe kolegët, shoqatat shkencore, studentët, miqtë, dhe madje edhe ata që nuk më njihnin, por zgjodhën të besonin në ndershmërinë time. Çdo mesazh, çdo gjest, ka qenë një rreze drite.”
    Do të ktheheni menjëherë tek studentët tuaj?
    Michele D’Angelo: Dëshira ime më e madhe është të gjej sërish qetësinë e përditshme, të kthehem të jap mësim, të bëj kërkime në laboratorin tim, të rifilloj projektet e mia shkencore dhe të ndaj përsëri dijen dhe pasionin me studentët e mi. Universiteti është shtëpia ime dhe mezi pres të rikthehem në laborator dhe në auditor. Por, para së gjithash, dua të shijoj normalitetin, të përqafoj macet e mia, të qëndroj në shtëpi dhe të drekoj me familjen time. Janë gjeste të vogla që tani kanë një vlerë të jashtëzakonshme.

  • Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta…

    Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta…

    Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më i ulët se 20 mijë lekë apo më i lartë. Por ku do të shkojë bonusi dhe si është e shpërndarë harta e pensionistëve në të gjithë vendin? Referuar të dhënave zyrtare ,ajo që vihet re është një rritje e lartë e numrit të pensionistëve nga viti në vit,  ku nga 2023 në 2024, skemës i janë shtuar afro 16.400 përfitues. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë 5-vjeçarin e fundit, rritja në raport me vitin 2020 regjistrohet në 55.535 pensionistë më shumë. Pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionet urbane, një shifër që arrin në 630,142 në fund të vitit që lamë pas, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare. Ajo që vihet re është një trend  progresiv shumë i lartë në rritje të pensioneve urbane. Nëse do ta krahasojmë më vitin 2020 ku regjistroheshin vetëm 550,420 pensione urbane, kapërcimi në 2024 është me 79.722 përfitues më shumë.
    Në këtë grup, pensionet familjare janë rreth 44 mijë dhe kanë qenë thuajse në të njëjtin trend, pensionet e invaliditetit në 60.516 dhe kanë rezultuar më rënie, ndërsa pensionet e pleqërisë regjistrohen në 525,421 duke u rritur me 84.842 përfitues në raport me vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta dhe se skema po mbingarkohet çdo ditë e më shumë. Numri më i lartë i tyre është i përqendruar në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Sa i takon pensioneve rurale, vihet re një trend tërësisht i kundërt.  Numri i pensionistëve ruralë ka zbritur gradualisht nga 115,443 në vitin 2020, në 91.256 përfitues në vitin 2024, me një rënie që llogaritet 24.187 përfitues më pak në skemë. Nga të cilët 82,146 janë pensione pleqërie,  5,410 pensione invaliditeti dhe 3,700 pensione familjare, të cilat të gjithë rezultojnë më rënie. Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë, është i përqendruar në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Peshkopi. Në total në të gjithë Shqipërinë janë mbi 607 mijë persona të moshës së tretë në qyet dhe fshat që përfitojnë shpërblim fundviti,  66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditetit dhe rreth 47.900 pensione familjare.

  • Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta e…

    Bonusi i pensionistëve, cilat janë kategoritë që përfitojnë shpërblim për Vitin e Ri, zbardhen shifrat dhe harta e…

    Afro 521 mijë pensionistë në të gjithë vendin do të marrin shpërblim në fundvit nga 10-15 mijë lekë, në varësi të nivelit të pensionit që kanë, nëse është më i ulët se 20 mijë lekë apo më i lartë. Por ku do të shkojë bonusi dhe si është e shpërndarë harta e pensionistëve në të gjithë vendin? Referuar të dhënave zyrtare ,ajo që vihet re është një rritje e lartë e numrit të pensionistëve nga viti në vit,  ku nga 2023 në 2024, skemës i janë shtuar afro 16.400 përfitues. Ndërsa nëse do të marrim në konsideratë 5-vjeçarin e fundit, rritja në raport me vitin 2020 regjistrohet në 55.535 pensionistë më shumë. Pjesën më të madhe të përfituesve e përbëjnë pensionet urbane, një shifër që arrin në 630,142 në fund të vitit që lamë pas, ku përfshihen edhe pensionet e invaliditetit dhe ato familjare.
    Ajo që vihet re është një trend  progresiv shumë i lartë në rritje të pensioneve urbane. Nëse do ta krahasojmë më vitin 2020 ku regjistroheshin vetëm 550,420 pensione urbane, kapërcimi në 2024 është me 79.722 përfitues më shumë. Në këtë grup, pensionet familjare janë rreth 44 mijë dhe kanë qenë thuajse në të njëjtin trend, pensionet e invaliditetit në 60.516 dhe kanë rezultuar më rënie, ndërsa pensionet e pleqërisë regjistrohen në 525,421 duke u rritur me 84.842 përfitues në raport me vitin 2020. Shifrat tregojnë se popullsia e Shqipërisë po plaket me ritme të shpejta dhe se skema po mbingarkohet çdo ditë e më shumë.
    Numri më i lartë i tyre është i përqendruar në Tiranë, Fier, Korçë, Vlorë, Durrës dhe Elbasan. Sa i takon pensioneve rurale, vihet re një trend tërësisht i kundërt.  Numri i pensionistëve ruralë ka zbritur gradualisht nga 115,443 në vitin 2020, në 91.256 përfitues në vitin 2024, me një rënie që llogaritet 24.187 përfitues më pak në skemë. Nga të cilët 82,146 janë pensione pleqërie,  5,410 pensione invaliditeti dhe 3,700 pensione familjare, të cilat të gjithë rezultojnë më rënie. Numri më i lartë i pensioneve të pleqërisë, është i përqendruar në Tiranë, Fier, Elbasan, Vlorë, Korçë, Berat, Peshkopi. Në total në të gjithë Shqipërinë janë mbi 607 mijë persona të moshës së tretë në qyet dhe fshat që përfitojnë shpërblim fundviti,  66 mijë persona që përfitojnë pensione invaliditetit dhe rreth 47.900 pensione familjare.

  • Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

    Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

    Duket sikur akoma nuk kemi nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me “mbjelljen” e firmave piramidale, “lulëzimin” e tyre gati në të gjithë vendin dhe “vyshkjen” që nuk ishte proces aq i thjeshtë si lulet në vjeshtë. Skemat piramidale, të njohura si skema Ponzi, nisën veprimtarinë e tyre në vendin tonë në vitin 1991 dhe degjeneruan pas gjashtë vjetësh në një rebelim gati kombëtar. Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës që kishin grumbulluar ishte rreth 1.2 miliardë dollarë.

    MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisë

    Le t’i kthehemi aktualitetit.

    Konferenca e përbashkët për shtyp e datës 14 shtator 2025 mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online na sjell reminishenca të atyre viteve të largëta ku pakujdesia e shtetit degradoi në një tragjedi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.

    Pak rreshta, çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si sillen qytetarët e Europës ku ne jemi nisur të shkojmë, me kursimet dhe depozitat e tyre.

    Bëhet fjalë për një skemë të dyshuar mashtruese piramidale, që funksiononte nëpërmjet platformave online, përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, e cila ishte shtrirë në disa qytete të vendit.

    Kriptomonedhat janë forma digjitale të parave që përdorin kriptografinë për të siguruar transaksionet dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja.

    Individë të painformuar mashtroheshin të investonin me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.

    Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk është rastësor, ato “përzgjidhen” për arsye të vështirësive që kanë në gjurmim, si dhe shfrytëzohet perceptimi i gabuar, i marketuar në mënyrë të qëllimtë duke i konsideruar si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.

    Lidhur me ngjarjen dhe kujdesin në vazhdim, agjencitë ligjzbatuese bëjnë thirrje, – mos besoni në “investime të sigurta” jashtë institucioneve financiare, – mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni t’ju shtyjë të bëheni pjesë e këtyre skemave që janë mashtrime të strukturuara të sofistikuara ku në fund gjithmonë humbasin të pambrojturit.

    Si veprojnë qytetarët europianë me kursimet dhe depozitat?

    Shumë mendojnë se prirja për të kursyer është një tipar që karakterizon kryesisht ekonomitë më të pasura, por realiteti tregon dallime befasuese mes vendeve të ndryshme.

    Të dhënat më të fundit tregojnë se depozitat bankare të familjeve, një nga treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik privat, ndryshojnë ndjeshëm në varësi të faktorëve kulturorë, institucionalë, strukturorë dhe të sigurisë.

    Analiza e pasurisë familjare të depozituar në banka nuk pasqyron vetëm pasurinë, por edhe nivelin e besimit ndaj sistemeve financiare, institucioneve ekonomiko-financiare të shtetit, aksesin në mundësi investimi dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale.

    Franca dominon renditjen europiane si vendi me zakonet më të forta të kursimit, falë një tradite të gjatë të kujdesit financiar dhe një sistemi të zhvilluar të mirëqenies që nxit akumulimin e pasurive private.

    Sipas të dhënave të fundit të vitit 2023, francezët janë gjithmonë të kujdesshëm në kufizimin e shpenzimeve të panevojshme duke rritur vit pas viti kursimet e tyre bankare. Pasojnë nga larg Gjermania, Zvicra, Holanda dhe Norvegjia, ku strategjitë e konsoliduara të investimeve dhe menaxhimi i pasurisë janë norma.

    Këto shtete dallohen për:

    • Nivele të larta të pasurisë mesatare për familje
    • Sisteme të përparuara të mirëqenies dhe pensioneve
    • Besim të madh ndaj sistemit bankar dhe sigurisë së vendit

    Le t’u referohemi disa të dhënave:

    Në Gjermani, familjet mbajnë rreth 3 mijë miliardë euro në llogaritë e tyre bankare, shumë më tepër se shumica e vendeve të tjera të BE-së. Në Francë, janë mbi 1.900 miliardë euro në depozita bankare familjare.

    Në këto vende, familjet janë më të prira drejt stabilitetit dhe kursimit sesa investimeve të rrezikshme spekulative, siç ishte edhe rasti i fundit në vendin tonë.
    Jashtë Europës, disa ekonomi aziatike spikasin për aftësinë e lartë të kursimit familjar.

    Në vende si Japonia, kultura tradicionale e kursimit dhe frika për të ardhmen ekonomike çojnë qytetarët të zgjedhin depozitat bankare përpara investimeve më të rrezikshme.

    Edhe në ekonomi dinamike si Kina dhe Koreja e Jugut, kursimi mbetet një vlerë themelore familjare dhe sociale, shpesh kursehet një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave duke tejkaluar me lehtësi përqindjet e ekonomive perëndimore më të zhvilluara.

    Forcimi i klasës së mesme dhe mungesa e rrjeteve të fuqishme të mirëqenies shtetërore i shtyn familjet drejt vetëmbrojtjes financiare përmes kursimeve.

    Megjithatë, sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, disa vende të vogla ndonjëherë në mënyrë befasuese, kryesojnë për pasurinë mesatare dhe kursimet bankare.

    Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda udhëheqin renditjen botërore për PBB për frymë dhe pasuri mesatare, duke treguar se pasuria e një vendi mund të jetë shumë më e përqendruar dhe e shpërndarë ndryshe, referuar thjesht numrit të popullsisë.

    Sisteme efikase financiare, tatime të ulëta dhe politika tërheqëse për kapitalin e madh luajnë rol kyç në këtë rezultat.

    Italia fqinje dallohet për një “shkëlqim” me ndërprerje, kursime të larta por me dallime rajonale që ka arsye të analizohen. Familjet italiane zotërojnë mbi 2.200 miliardë euro kursime, nga të cilat 1.131 miliardë euro janë të depozituara në banka.

    Kjo përkthehet në mesatarisht 37.525 euro për person, një shumë domethënëse edhe pse më e ulët se në disa vende të tjera të mëdha europiane.

    Arsyet qëndrojnë në kujdesin e natyrshëm të familjeve italiane, të prira historikisht për të kursyer dhe për të shmangur investimet e ndërlikuara dhe të rrezikshme.

    Megjithatë, dallimet rajonale janë të theksuara; qytete si Bolzano, Milano dhe Piacenza kanë pasuri familjare shumë më të larta se mesatarja, ndërsa provinca si Siracusa dhe Trapani janë nën nivelin kombëtar. Shpërndarja e të ardhurave, mundësitë për punësim dhe niveli i zhvillimit ekonomik lokal ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetin për të kursyer.

    Italianët, edhe pse ndër më kursimtarët në Europë, janë ende të kujdesshëm ndaj instrumenteve të investimit të ri, duke parapëlqyer likuiditetin e sigurt dhe të menjëhershëm, duke shmangur aventurat dhe mashtrimet digjitale.

    Në fund të renditjes gjenden disa vende të Lindjes dhe Jugut të Europës. Vende si Polonia, Spanja dhe Greqia shënojnë nivele shumë më të ulëta kursimesh bankare, për shkak të të ardhurave dhe një kulture më të orientuar drejt shpenzimeve të menjëhershme.

    Ndikim kanë edhe:

    • Nivelet mesatare të pagave dhe shpërndarja e pasurisë
    • Njohuritë financiare dhe edukimi ekonomik
    • Sistemet tatimore dhe stimujt për kursim
    • Kostoja e jetesës dhe çmimet e mallrave bazë

    Një rast i veçantë është Belgjika, ku pagat mesatare të larta dhe një sistem tatimor i favorshëm kanë bërë të mundur që familjet të kursejnë rreth 5% të të ardhurave mujore, duke krijuar një shoqëri më të qëndrueshme ekonomikisht dhe më të kujdesshme ndaj shpenzimeve.

    Të dhënat e fundit konfirmojnë se kursimi mbetet përparësi për shumë familje në Europë; stoku total i kursimeve në BE tejkalon 9.5 trilionë euro, me një normë mesatare prej rreth 15% të të ardhurave vjetore, shumë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku prirja ndaj konsumit është më e lartë.

    Kjo tregon sa shumë ndikojnë historia financiare, politikat shtetërore dhe ndjenja e sigurisë sociale në zgjedhjet e miliona qytetarëve për të administruar të ardhurat e tyre që janë të lidhura me mirëqenien, me jetesën e qetë dhe normale pa nxitime dhe hapa të gabuara.

    Renditja e vendeve ku familjet mbajnë më shumë kursime në banka dhe shkallëzimi i tyre pasqyron diversitetin kulturor, ekonomik dhe institucional të kontinentit dhe më gjerë.

    Vende si Zvicra, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu udhëheqin renditjen falë modeleve të suksesshme të administrimit personal dhe publik, por duhet kuptuar se çdo komb ka veçoritë e veta që ndikojnë jo vetëm në shifra, por edhe në mënyrat se si kursehet 1.

    Si përfundim, shumë e rëndësishme të sillet përsëri në vëmendje se historia e firmave piramidale në Shqipëri nuk është thjesht një kujtesë dhe plagë dhimbshme, por një sirenë, një paralajmërim i qartë se pa institucione të forta, pa përgjegjësi politike, pa kulturë ekonomike dhe besim në sistemin bankar, mashtrimi mund të kthehet gjithmonë duke marrë forma të reja, por duke lënë të njëjtat dhimbje mbi qytetarët./Monitor

  • Depozitat bankare, tregues i nivelit të besimit ndaj sistemeve financiare

    Depozitat bankare, tregues i nivelit të besimit ndaj sistemeve financiare

    Duket sikur akoma nuk kemi nxjerrë mësime nga ajo që ndodhi me “mbjelljen” e firmave piramidale, “lulëzimin” e tyre gati në të gjithë vendin dhe “vyshkjen” që nuk ishte proces aq i thjeshtë si lulet në vjeshtë. Skemat piramidale, të njohura si skema Ponzi, nisën veprimtarinë e tyre në vendin tonë në vitin 1991 dhe degjeneruan pas gjashtë vjetësh në një rebelim gati kombëtar. Viti tragjik 1997 erdhi si pasojë e falimentimit të rreth 25 firmave piramidale, vlera nominale e shifrës që kishin grumbulluar ishte rreth 1.2 miliardë dollarë. MSc Roland Tashi, ekspert i çështjeve të sigurisëLe t’i kthehemi aktualitetit.Konferenca e përbashkët për shtyp e datës 14 shtator 2025 mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Fierit për goditjen e skemave piramidale online na sjell reminishenca të atyre viteve të largëta ku pakujdesia e shtetit degradoi në një tragjedi për një pjesë të konsiderueshme të popullsisë.Pak rreshta, çfarë ka ndodhur, pse ka ndodhur dhe si sillen qytetarët e Europës ku ne jemi nisur të shkojmë, me kursimet dhe depozitat e tyre.Bëhet fjalë për një skemë të dyshuar mashtruese piramidale, që funksiononte nëpërmjet platformave online, përmes formave moderne të mashtrimit financiar dhe përdorimit të kriptomonedhave, e cila ishte shtrirë në disa qytete të vendit.Kriptomonedhat janë forma digjitale të parave që përdorin kriptografinë për të siguruar transaksionet dhe për të kontrolluar krijimin e njësive të reja.Individë të painformuar mashtroheshin të investonin me idenë se përmes këtyre investimeve do të shumëfishonin fitimet e tyre.Përdorimi i kriptomonedhave në këtë skemë nuk është rastësor, ato “përzgjidhen” për arsye të vështirësive që kanë në gjurmim, si dhe shfrytëzohet perceptimi i gabuar, i marketuar në mënyrë të qëllimtë duke i konsideruar si mjete “moderne” dhe të sigurta për investim.Lidhur me ngjarjen dhe kujdesin në vazhdim, agjencitë ligjzbatuese bëjnë thirrje, – mos besoni në “investime të sigurta” jashtë institucioneve financiare, – mos lejoni që emocionet, dëshira për përfitim të shpejtë apo presioni t’ju shtyjë të bëheni pjesë e këtyre skemave që janë mashtrime të strukturuara të sofistikuara ku në fund gjithmonë humbasin të pambrojturit. Si veprojnë qytetarët europianë me kursimet dhe depozitat?Shumë mendojnë se prirja për të kursyer është një tipar që karakterizon kryesisht ekonomitë më të pasura, por realiteti tregon dallime befasuese mes vendeve të ndryshme.Të dhënat më të fundit tregojnë se depozitat bankare të familjeve, një nga treguesit kryesorë të shëndetit ekonomik privat, ndryshojnë ndjeshëm në varësi të faktorëve kulturorë, institucionalë, strukturorë dhe të sigurisë.Analiza e pasurisë familjare të depozituar në banka nuk pasqyron vetëm pasurinë, por edhe nivelin e besimit ndaj sistemeve financiare, institucioneve ekonomiko-financiare të shtetit, aksesin në mundësi investimi dhe mekanizmat e mbrojtjes sociale.Franca dominon renditjen europiane si vendi me zakonet më të forta të kursimit, falë një tradite të gjatë të kujdesit financiar dhe një sistemi të zhvilluar të mirëqenies që nxit akumulimin e pasurive private.Sipas të dhënave të fundit të vitit 2023, francezët janë gjithmonë të kujdesshëm në kufizimin e shpenzimeve të panevojshme duke rritur vit pas viti kursimet e tyre bankare. Pasojnë nga larg Gjermania, Zvicra, Holanda dhe Norvegjia, ku strategjitë e konsoliduara të investimeve dhe menaxhimi i pasurisë janë norma.Këto shtete dallohen për:• Nivele të larta të pasurisë mesatare për familje• Sisteme të përparuara të mirëqenies dhe pensioneve• Besim të madh ndaj sistemit bankar dhe sigurisë së venditLe t’u referohemi disa të dhënave:Në Gjermani, familjet mbajnë rreth 3 mijë miliardë euro në llogaritë e tyre bankare, shumë më tepër se shumica e vendeve të tjera të BE-së. Në Francë, janë mbi 1.900 miliardë euro në depozita bankare familjare.Në këto vende, familjet janë më të prira drejt stabilitetit dhe kursimit sesa investimeve të rrezikshme spekulative, siç ishte edhe rasti i fundit në vendin tonë.Jashtë Europës, disa ekonomi aziatike spikasin për aftësinë e lartë të kursimit familjar.Në vende si Japonia, kultura tradicionale e kursimit dhe frika për të ardhmen ekonomike çojnë qytetarët të zgjedhin depozitat bankare përpara investimeve më të rrezikshme.Edhe në ekonomi dinamike si Kina dhe Koreja e Jugut, kursimi mbetet një vlerë themelore familjare dhe sociale, shpesh kursehet një pjesë e konsiderueshme e të ardhurave duke tejkaluar me lehtësi përqindjet e ekonomive perëndimore më të zhvilluara.Forcimi i klasës së mesme dhe mungesa e rrjeteve të fuqishme të mirëqenies shtetërore i shtyn familjet drejt vetëmbrojtjes financiare përmes kursimeve.Megjithatë, sipas raporteve të fundit ndërkombëtare, disa vende të vogla ndonjëherë në mënyrë befasuese, kryesojnë për pasurinë mesatare dhe kursimet bankare.Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda udhëheqin renditjen botërore për PBB për frymë dhe pasuri mesatare, duke treguar se pasuria e një vendi mund të jetë shumë më e përqendruar dhe e shpërndarë ndryshe, referuar thjesht numrit të popullsisë.Sisteme efikase financiare, tatime të ulëta dhe politika tërheqëse për kapitalin e madh luajnë rol kyç në këtë rezultat.Italia fqinje dallohet për një “shkëlqim” me ndërprerje, kursime të larta por me dallime rajonale që ka arsye të analizohen. Familjet italiane zotërojnë mbi 2.200 miliardë euro kursime, nga të cilat 1.131 miliardë euro janë të depozituara në banka.Kjo përkthehet në mesatarisht 37.525 euro për person, një shumë domethënëse edhe pse më e ulët se në disa vende të tjera të mëdha europiane.Arsyet qëndrojnë në kujdesin e natyrshëm të familjeve italiane, të prira historikisht për të kursyer dhe për të shmangur investimet e ndërlikuara dhe të rrezikshme.Megjithatë, dallimet rajonale janë të theksuara; qytete si Bolzano, Milano dhe Piacenza kanë pasuri familjare shumë më të larta se mesatarja, ndërsa provinca si Siracusa dhe Trapani janë nën nivelin kombëtar. Shpërndarja e të ardhurave, mundësitë për punësim dhe niveli i zhvillimit ekonomik lokal ndikojnë drejtpërdrejt në kapacitetin për të kursyer.Italianët, edhe pse ndër më kursimtarët në Europë, janë ende të kujdesshëm ndaj instrumenteve të investimit të ri, duke parapëlqyer likuiditetin e sigurt dhe të menjëhershëm, duke shmangur aventurat dhe mashtrimet digjitale.Në fund të renditjes gjenden disa vende të Lindjes dhe Jugut të Europës. Vende si Polonia, Spanja dhe Greqia shënojnë nivele shumë më të ulëta kursimesh bankare, për shkak të të ardhurave dhe një kulture më të orientuar drejt shpenzimeve të menjëhershme.Ndikim kanë edhe:• Nivelet mesatare të pagave dhe shpërndarja e pasurisë• Njohuritë financiare dhe edukimi ekonomik• Sistemet tatimore dhe stimujt për kursim• Kostoja e jetesës dhe çmimet e mallrave bazëNjë rast i veçantë është Belgjika, ku pagat mesatare të larta dhe një sistem tatimor i favorshëm kanë bërë të mundur që familjet të kursejnë rreth 5% të të ardhurave mujore, duke krijuar një shoqëri më të qëndrueshme ekonomikisht dhe më të kujdesshme ndaj shpenzimeve.Të dhënat e fundit konfirmojnë se kursimi mbetet përparësi për shumë familje në Europë; stoku total i kursimeve në BE tejkalon 9.5 trilionë euro, me një normë mesatare prej rreth 15% të të ardhurave vjetore, shumë më e lartë se në Shtetet e Bashkuara, ku prirja ndaj konsumit është më e lartë.Kjo tregon sa shumë ndikojnë historia financiare, politikat shtetërore dhe ndjenja e sigurisë sociale në zgjedhjet e miliona qytetarëve për të administruar të ardhurat e tyre që janë të lidhura me mirëqenien, me jetesën e qetë dhe normale pa nxitime dhe hapa të gabuara.Renditja e vendeve ku familjet mbajnë më shumë kursime në banka dhe shkallëzimi i tyre pasqyron diversitetin kulturor, ekonomik dhe institucional të kontinentit dhe më gjerë.Vende si Zvicra, Franca, Gjermania dhe Luksemburgu udhëheqin renditjen falë modeleve të suksesshme të administrimit personal dhe publik, por duhet kuptuar se çdo komb ka veçoritë e veta që ndikojnë jo vetëm në shifra, por edhe në mënyrat se si kursehet 1.Si përfundim, shumë e rëndësishme të sillet përsëri në vëmendje se historia e firmave piramidale në Shqipëri nuk është thjesht një kujtesë dhe plagë dhimbshme, por një sirenë, një paralajmërim i qartë se pa institucione të forta, pa përgjegjësi politike, pa kulturë ekonomike dhe besim në sistemin bankar, mashtrimi mund të kthehet gjithmonë duke marrë forma të reja, por duke lënë të njëjtat dhimbje mbi qytetarët. [1] Për përgatitjen e shkrimit, është shfrytëzuar edhe artikulli “Ecco i paesi dove le famiglie hanno più risparmi in banca”, botuar në AGENEWS, 6 Shtator 2025.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

    Aksidenti ne FIER-Profesori 44 vjecar rikthehet në Itali pas 75 ditësh paraburgimi në Shqipëri

    Gjykata zëvendëson masën e arrestit për shtetasin italian Michele D’Angelo, i akuzuar për aksidentin me pasojë vdekjen në Qafën e KoshovicësReklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, më datë 22 tetor 2025, u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore lidhur me kërkesën penale të shtetasit Michele D’Angelo (M.D), i akuzuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, ngjarje e ndodhur në Qafën e Koshovicës, Fier. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kërkuesi, i përfaqësuar nga avokati Toto Avdija, me numër licence 11326, dhe në prani të përkthyesit të licencuar avokat Admir Filaj, kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” me një masë më të butë, konkretisht “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” ose “Garanci pasurore”.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Prokuroria e çështjes u përfaqësua nga prokurorja Greta Dreni, pranë Prokurorisë së Fierit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pas shqyrtimit të kërkesës dhe bazuar në nenet 228, 229, 234, 236 dhe 260 të Kodit të Procedurës Penale, gjyqtarja Elira Hroni vendosi:

    Pranimin e kërkesës së paraqitur nga mbrojtja e Michele D’Angelo;

    Zëvendësimin e masës “Arrest në burg” me masën e kombinuar “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” dhe “Garanci pasurore”;

    Garancia pasurore u përcaktua në shumën 15,000 euro (ose 1,500,000 lekë), e cila duhet të depozitohet brenda 5 ditëve nga shpallja e vendimit, në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri;

    D’Angelo do të qëndrojë në arrest deri në depozitimin e shumës, ndërsa më pas prokuroria duhet të urdhërojë lirimin e tij, nëse nuk ekziston ndonjë masë tjetër sigurimi;

    I pandehuri është i detyruar të paraqitet një herë në muaj, në Komisariatin e Policisë Fier, konkretisht të premten e fundit të çdo muaji, në orën 14:00.

    Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, brenda 5 ditëve nga njoftimi.

  • FIER/ Vijon sistemimi i ndriçimit në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo”

    FIER/ Vijon sistemimi i ndriçimit në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo”

    VIDEO

    Bashkia e Fierit, në bashkëpunim me Ndërmarrjen e Shërbimeve Publike, po vijon punimet për sistemimin e ndriçimit publik në rrugën e Unazës Jugore, “Shenjt Leonardo Murialdo”.

    Ky investim synon përmirësimin e infrastrukturës ndriçuese dhe rritjen e sigurisë për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve gjatë natës.

    Punimet janë pjesë e programit të modernizimit të ndriçimit publik në qytetin e Fierit, ku po zëvendësohen shtyllat e vjetra me ndriçues të rinj efikasë dhe ekonomikë.Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

  • Policia e Fierit arreston dy drejtues mjetesh dhe procedon disa shtetas për vepra të ndryshme penale

    Fier – Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit një sërë veprimesh hetimore e operacionale, duke arrestuar dy drejtues automjetesh të përfshirë në aksidente rrugore dhe duke proceduar disa shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin K. B., 62 vjeç, banues në fshatin Babunjë, pasi në fshatin Mërtish, automjeti që ai drejtonte u përplas me një tjetër automjet të drejtuar nga shtetasi Ll. A., 21 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi A. L., 40 vjeç, banues në fshatin Dushk, pasi në Divjakë, automjeti që drejtonte u përplas me një motomjet të drejtuar nga N. Gj., 66 vjeç, i cili gjithashtu ndodhet në kujdes mjekësor.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë referuar materialet në Prokurori për shtetasin A. G., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi gjatë kontrollit iu gjetën doza të lëndës narkotike Cannabis Sativa.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në Fier, specialistët për Hetimin e Krimeve kapën dhe ndaluan shtetasin S. S., 34 vjeç, banues në Fier, i shpallur më parë në kërkim, pasi ishte dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik”.

    Gjithashtu, nga strukturat e Policisë së Lushnjës janë proceduar në gjendje të lirë disa shtetas për vepra të ndryshme penale:

    Gj. Gj., për vetëgjyqësi, pasi ka prishur murin rrethues të një banese;

    F. K., 54 vjeç, për shkelje të urdhrit të mbrojtjes ndaj vëllait të tij;

    E. P., 39 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, për braktisje të fëmijës së saj të mitur;

    A. Gj., 28 vjeçe, për dhunë ndaj nënës së saj;

    R. L., 63 vjeçe, për vetëgjyqësi, pasi përdor një sipërfaqe toke që është në administrim të një shkolle;

    N. Ç., për pushtim të paligjshëm të një sipërfaqe toke në pronësi të një shtetasi 55-vjeçar;

    T. N., për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

    Policia bën me dije se materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme ligjore.

  • Thellohet tragjedia e Maliqit/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Thellohet tragjedia e Maliqit/ Ndërron jetë pas disa ditësh 6-vjeçarja, nga flakët vdiqën dhe e ëma e vëllai

    Screenshot

    Një tjetër humbje e rëndë ka tronditur familjen Azizllari në Maliq.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ditën e sotme ka ndërruar jetë vajza 6-vjeçare, Nefeli Azizllari, e cila prej disa ditësh po luftonte për jetën në QSUT në Tiranë, tek Djegie-Plastika. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    E mitura kishte pësuar djegie të rënda në trup nga zjarri që përfshiu banesën e familjes së saj më 19 tetor, në një lagje të qytetit të Maliqit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në atë ngjarje tragjike humbën jetën nëna e saj, Merjeme Azizllari (40 vjeç) dhe vëllai 14-vjeçar, Luka Azizllari.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, 6-vjeçarja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra, duke e thelluar edhe më tej tragjedinë që ka goditur familjen dhe komunitetin e Maliqit.

  • Veprime që nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit

    Veprime që nderojnë uniformën dhe i japin vlerë misionit të Policisë së Shtetit

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, pas mesazheve të dërguara nga disa qytetarë kalimtarë të rastit, prezentë në një aksident rrugor mëngjesin e djeshëm, në aksin Elbasan–Tiranë, të cilët panë reagimin e një punonjësi policie jashtë detyre, por që me profesionalizëm dhe humanizëm ndërhyri për t’u dhënë ndihmë të aksidentuarve dhe për të shmangur përfshirjen në aksident të automjeteve të tjera, ka falënderuar dhe i ka akorduar Nënkomisarit Paulin Drolla Certifikatën për Shërbime të Dalluara.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Ilir Proda:“Të jesh punonjës policie është mision ligjor dhe human, është shërbim ndaj qytetarëve në çdo kohë, si në detyrë ashtu edhe jashtë saj. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ju përgëzoj publikisht për veprimin tuaj, një veprim që rrit besimin dhe respektin e qytetarëve ndaj Policisë së Shtetit dhe i jep kuptim misionit tonë. Rastet e shumta pozitive gjatë muajve të fundit na motivojnë të bëjmë akoma më shumë e më mirë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjit.Vlerësimi nga qytetarët lartëson figurën e punonjësit të Policisë dhe është shpërblimi më i çmuar për sakrificën dhe përkushtimin e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Inkurajoj çdo punonjës policie që t’u shërbejë me ndershmëri qytetarëve, të jetë gjithmonë i gatshëm, human e profesional për t’u ardhur në ndihmë atyre.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Mirënjohje dhe respekt për çdo punonjës policie që sakrificën, humanizmin dhe ndershmërinë i ka pjesë të përditshmërisë së tij.”

    Nënkomisari Paulin Drolla, me detyrë shef rendi në Komisariatin e Policisë Vlorë, gjatë udhëtimit drejt Tiranës për ndjekjen e një trajnimi në Akademinë e Sigurisë, në dalje të tunelit të Krrabës, konstatoi një aksident rrugor ku ishin përfshirë dy automjete, njëri prej të cilëve kishte dalë nga rruga dhe brenda ndodhej një person i dëmtuar.

    Duke qenë me veshje civile, Nënkomisar Drolla u prezantua si punonjës policie, veshi një jelek me mbishkrimin “Policia”, njoftoi ambulancën dhe shërbimet e Policisë Rrugore, si dhe mori masa për të shmangur përfshirjen e mjeteve të tjera, pasi njëri nga drejtuesit e automjeteve kishte dëmtime fizike dhe pamundësi për të lëvizur.