Tag: Fier

  • U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier

    U aksidentua teksa qarkullonte me motor në gjendje të dehur, arrestohet 63-vjeçri në Fier

    Një 63-vjeçar në fshatin Grykë të Fierit është arrestua pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur.

    Blutë bëjnë me dije se motori i drejtuar nga 63-vjeçari doli nga rruga dhe si pasojë ai mbeti i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

    Top Channel

  • Aksident në Fier/ Këmbësorja përplaset nga një automjet, e plagosura transportohet me urgjencë në spital

    Aksident në Fier/ Këmbësorja përplaset nga një automjet, e plagosura transportohet me urgjencë në spital

    Një aksident automobilistik është regjistruar pak minuta më parë në qendër të Fierit, ku një këmbësore është përplasur nga një automjet tip Mercedes, i cili drejtohej nga një vajzë.

    Ngjarja ka ndodhur teksa këmbësorja ishte duke kaluar në vijat e bardha.
    Si pasojë e goditjes, automjeti Mercedes është përplasur edhe nga pas nga një tjetër mjet tip Volkswagen, që po ashtu drejtohej nga një vajzë. Në aksident janë përfshirë tre vajza, dy drejtueset e mjeteve dhe këmbësorja.
    E lënduara është transportuar me urgjencë nga ambulanca drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

    Top Channel

  • Fier – Arrestime dhe procedime për dhunë, aksidente dhe shpërdorim detyre

    Fier – Arrestime dhe procedime për dhunë, aksidente dhe shpërdorim detyre

    Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa raste të shkeljeve ligjore, ku disa shtetas janë arrestuar, ndërsa të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Në fshatin Grykë, është arrestuar në flagrancë 63-vjeçari I. S., banues në Hocharë, pasi duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë, ai është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Në aksin rrugor Fier–Lushnjë, një automjet që drejtohej nga shtetasi M. Q., 44 vjeç, banues në Durrës, ka përplasur këmbësorin F. Z., 45 vjeç, i cili po ashtu ndodhet në kujdesin e mjekëve.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në Fier, një notere 47-vjeçare me inicialet V. B. është vënë nën hetim pasi dyshohet se ka përfituar një shumë parash nga një qytetar pa kryer pagesat përkatëse, duke shpërdoruar detyrën.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në Marinëz të Roskovecit, është arrestuar në flagrancë shtetasi R. Gj., 28 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

    Ndërkohë, janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas nga Vlora, K. H., 31 vjeç, dhe K. H., 26 vjeç, të cilët për motive të dobëta kanë goditur me grushta një 46-vjeçar.

    Në fshatin Sheq Musala, është proceduar penalisht shtetasi K. B., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka zaptuar një sipërfaqe toke dhe ka penguar hapjen e kanalit kullues.

    Gjithashtu, në Lushnjë, një 19-vjeçare me inicialet K. M. është vënë nën hetim pasi ka dëmtuar automjetin e një 37-vjeçari për motive të dobëta.

    Policia bën me dije se materialet procedurale për të gjitha rastet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

  • Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

    Raporti: Çdo trup ujor në Shqipëri i ndotur, përmbajnë mbetje masive fekale dhe kimike

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, uji që na mban gjallë po bëhet pasqyrë e dështimeve tona. Raporti i pare i monitorimit “Active Water II” zbulon një Shqipëri ku liqenet urbane, kanalet kulluese dhe plazhet mbajnë brenda tyre ndotje masive fekale, kimike dhe ngërç institucional.

    Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme urbane dhe bujqësore, ngarkesë të lartë bakteriale dhe rrezik eutrofikimi, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, ekonominë vendore dhe rrugën drejt standardeve të BE-së.
    Në mëngjesin e nxehtë të qershorit, shëtitorja mbi digën e Liqenit Artificial të Tiranës gumëzhin nga vrapuesit. Fëmijët ndalen te shitësit ambulantë dhe në breg të liqenit, biçikletat kalojnë shpejt, dhe mbi sipërfaqen e ujit, të errët, të turbullt, dalin herë pas here flluska që thyejnë qetësinë. Nën rrugicat e frekuentuara masivisht nga qytetarët e Tiranës fshihet një realitet shqetësues: rrjete të vjetra kanalizimi, lidhje të paligjshme, rrjedhje të ujërave të zeza që, sipas analizave të qershorit, kanë shndërruar liqenin në zonë me ngarkesë të lartë bakteriale, të papërshtatshme për kontakt. Ky nuk është një përjashtim. Është modeli.
    Fushata e vlerësimit mori mostra në 14 pika përfaqësuese në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec: nga Bovilla, zemra e furnizimit me ujë të kryeqytetit, te Farka, Belshi, Tregani, Funari, Rubjekë, Liqeni i Tafanëve; nga Hidrovori i Hamallajt/Deti Adriatik te Rezervuari i Vaut të Dejës, Liqeni i Shkodrës dhe Prespa e Madhe. Qëllimi? Të mbushë boshllëqet e monitorimit, të identifikojë burimet e ndotjes, të lidhë shifrat me përdorimet reale: pije, ujitje, rekreacion, akuakulturë.
    “Megjithëse çdo trup ujor kishte karakteristika dhe problematika të veçanta, ajo që na tronditi më shumë ishte shkalla e përhapjes së ndotjes fekale dhe kimike në të gjithë sistemin ujor të monitoruar, nga liqenet urbane e deri te kanalet kulluese dhe rezervuarët bujqësorë,” shprehet Erjon Kalaja, Ekspert i Menaxhimit të Burimeve ujore pranë H2H Foundation.

    Rezultati kryesor është brutal në thjeshtësinë e tij: ndotje masivisht e përhapur. Shumica e trupave ujorë shfaqin turbiditet të lartë, nutrientë të rritur (nitrate e fosfate) dhe, më e rëndësishmja, tejkalime të rënda mikrobiologjike (E. coli, koliforme, enterokokë).
    “Një nga gjetjet më alarmante ishte prania e lartë e Escherichia coli dhe koliformeve totale në shumicën e trupave ujorë, përfshirë liqenet me përdorim rekreativ si Farka, Artificiali i Tiranës, Belshi, Funari, Tregani dhe Tafanët. Këto vlera tejkalonin ndjeshëm kufijtë e lejuar sipas standardeve të BE-së dhe OBSH-së,” vijon aji.
    Skema e presioneve: qyteti, ferma, kanali
    Raporti përshkruan një trekëndësh të njohur: ujërat e patrajtuara urbane, rrjedhjet bujqësore dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve. Raste të veçanta, si Vija e Ngjalësnë Roskovec–Hoxharë, ngrenë alarmin edhe për naftë dhe vajra në nivele shumë të larta, sinjal i ndërhyrjeve industriale e urbane të pakontrolluara, me rrezik të lartë për ekosistemet e lumit dhe përdoruesit e ujit.

    Në zona rekreative, si Farka dhe Liqeni Artificial i Tiranës, ngarkesa bakteriale i nxjerr jashtë loje përdorimet me kontakt: noti, kanotazhi, sportet ujore, triatlona etj. Në Rezervuarin e Treganit (Elbasan), turbiditeti dhe fosfatet janë aq të larta sa e bëjnë ujin problematik edhe për ujitje; në Belsh dhe Liqenin e Tafanëve shfaqet një tablo e ngjashme: mikrobe të larta, pH jashtë kufijve, dhe rrezik eutrofikimi
    Ndotja e vërejtur tregon për urbanizim të pakontrolluar, mungesë të sistemeve të kanalizimeve funksionale, dhe shkarkime të ujërave të patrajtuara në trupat ujorë. Liqenet urbane janë kthyer në depo të mbetjeve urbane, duke reflektuar mungesë planifikimi mjedisor dhe ngërç institucional në menaxhimin e infrastrukturës urbane.” – Erjon Kalaja.
    Ai më tej shton se situata është alarmante, sidomos duke pasur parasysh aktivitetet e shumta që zhvillohen në këto liqene, si Tirana Triathlon në Farkë apo pushimet familjare buzë ujit.
    “Mostrat tregojnë nivele të larta të E. coli dhe koliformeve, që e bëjnë ujin të pasigurt për not apo përdorim rekreativ. Edhe përdorimi i ujit të Liqenit Artificial për ujitje të gjelbërimit mund të përhapë ndotjen fekale në tokë dhe bimësi,” përfundon ai.
    Madje edhe rastet pozitive, Shkodra dhe Prespa, nuk janë aspak të qetë: parametrat fiziko-kimikë përgjithësisht të mirë, por mikrobiologjia prish mesataren. Pa sistem kanalizimi funksional përgjatë vijave bregore, edhe liqenet tona emblemë mbeten nën kërcënim, sidomos në pikat e frekuentuara turistike.
    Bovilla: një burim i çmuar në rrezik
    Bovilla mban në shpinë 50–80% të furnizimit me ujë të pijshëm të Tiranës. Në terren, ekipi i H2H gjeti turbiditet mbi kufijtë e ujit burimor, E. coli, koliforme dhe enterokokë në disa mostra. Impianti i trajtimit e filtron ujin përpara shpërndarjes, por ngarkesa mikrobiale e rritur e vështirëson trajtimin dhe rrit rrezikun operacional, mjafton një incident në rrjet për ta kthyer sigurinë në rrezik.
    Rreth liqenit, destinacion fundjave, piknikë, rrugë “off road”, mungesa e buffer-zonave dhe infrastrukturës bazike (koshat, sinjalistika, kontrolli i aksesit) nxit një derdhje gradualisht të normalizuar të mbetjeve dhe rrjedhjeve drejt ujit. Rekomandimet janë të drejtpërdrejta: perimetër mbrojtës i gjelbër, auditim dhe sanksionim i lidhjeve të paligjshme, monitorim në kohë reale, raportim publik i të dhënave.
    Erjon Kalaja, në vijim të monitorimit të kryer shprehet se “gjetjet tregojnë një nivel të lartë të turbullirës dhe ndotje mikrobiologjike, përfshirë prani të E. coli. Edhe pse impianti i trajtimit është funksional dhe modern, ngarkesa e ndotjes në rrjedhën e sipërme mbetet një sfidë serioze. Pa masa mbrojtëse në burim, zinxhiri nuk është plotësisht i sigurtë.”
    Uji që furnizon shumicën e Tiranës është gjithnjë e më i turbullt dhe me ngarkesë bakteriale të lartë, përfshirë nivele të larta të ndotjes fekale. Në fund të ditës, Bovilla është testi i sinqeritetit: a e trajtojmë ujin e pijshëm si infrastrukturë kritike? Apo e lëmë të bëhet pjesë e një rekreacioni të pakontrolluar, ku “pak” ndotje pranohet si kosto e argëtimit?
    Farka & Liqeni Artificial: urbanizim i shpejtë, ujëra të ngadalta
    Farka është shembulli më i qartë i asaj që ndodh kur urbanizimi ecën përpara kanalizimeve. Kalcium, nitrate dhe ortofosfate në rritje; E. coli, koliforme, enterokokë, tabloja e një pellgu që merr përditë një shtysë nga përdorimi i plehrave kimike, rrjedhjet shtëpiake dhe një rrjet kanalizimesh që nuk mban ritmin. Farka nuk është tani as e sigurt për rekreacion me kontakt, as për ujitje pa masa të posaçme.

    Pika problematike
    Lloji i ndotjes / Vlerat
    Burimet e ndotjes
    Rreziqet dhe pasojat

    Kanali Roskovec–Hoxharë (Vija e Ngjalës)
    • E. coli deri në 121,400 nr/100 ml • Total Coliforms 14,000 nr/100 ml • Vajra e hidrokarbure 584 mg/l
    Shkarkime urbane të patrajtuara Ndikim nga industria e naftës
    Dëmtim i ekosistemit ujor Rrezik për përhapje të ndotjes drejt Adriatikut

    Liqeni Artificial i Tiranës
    • E. coli 3,900 nr/100 ml • Total Coliforms 11,000 nr/100 ml
    Tombino urbane, ujëra të përdorura për ujitje mbetje urbane
    Rrezik infeksionesh nga kontakti me ujin Përkeqësim i mjedisit rekreativ

    Liqeni i Tafanëve
    • E. coli 30,000 nr/100 ml • pH anomale 0.9–3.8
    Aktivitet bujqësor dhe urban
    Ndotje ekstreme fekale Rrezik per fermerin dhe konsumatorin Rrezik kimik për tokën dhe ekosistemin

    Hidrovori Hamallaj (Adriatik)
    • Nitrate 330 mg/l • Turbiditet i lartë
    Plehra kimike, ujëra urbane të përdorura urbanizim e turizëm pa menaxhim
    Rrezik për plazhet dhe ciklin e detit Degradim i zonës turistike

    Liqeni i Bovillës
    • pH 10.4–10.7 • E. coli 2,850 nr/100 ml • Turbiditet i lartë
    Rrjedhje urbane e bujqësore, aktivitet rekreativ
    Rrezik për ujin e pijshëm të Tiranës Kosto më të larta trajtim

    Liqeni i Belshit
    • E. coli të larta • pH jashtë normës
    Aktivitet bujqësor dhe peshkim Mbetje të ngurta e lëngje ndotëse
    Rrezik për ushqimin dhe ekosistemin lokal Degradim i peizazhit liqenor

    Liqeni Artificial i Tiranës është një laborator urban: nutrientë nga gjelbërimi i mirëmbajtur me kimikate, rrjedhje nga lokalet buzë ujit, turbiditet i lartë, ngjyrë e errët, baktere fekale. Raporti vëren madje përdorimin e ujit të liqenit për ujitje në sheshin poshtë digës, një praktikë me rrezik të qartë për përhapjen e ndotjes. Në të dy rastet, nuk mjafton “t’u kthehemi standardeve”. Duhet arkitekturë e re menaxhimi, nga indeksi i ngarkesës turistike (“sa vizitorë mban liqeni pa u dëmtuar?”) te zonifikimi i përdorimeve, nga kontrolli i pesticideve te një trup i tërë sanksionesh që duhet të funksionojë.
    Hamallaj: ku derdhet toka në det
    Në Hamallaj, aty ku toka përfundon dhe deti fillon, raporti Active Water II gjen një histori që shkon përtej statistikave. Mostrat mikrobiologjike duken në kufijtë e pranueshëm për E. coli dhe koliforme, por prania e enterokokëve intestinalë në pikën e shkarkimit të hidrovorit tregon një ndotje më të fshehtë, rrjedhje që nuk shihen, por që mbërrijnë deri te plazhi. Nitrate, kalcium, turbiditet i lartë: një përzierje që tregon se gjithë çka ndodh në tokë, nga mbetjet bujqësore te kanalizimet e papërpunuara, përfundon këtu, në ujërat ku notojmë dhe ku fëmijët luajnë gjatë verës.
    Në brigjet përreth, resortet e reja ngrihen me të njëjtin ritëm me të cilin rrjedhin ujërat e hidrovorit drejt detit. Turizmi i shpejtë dhe mungesa e infrastrukturës për menaxhimin e ujërave krijojnë një përplasje mes zhvillimit dhe pastrimit, dy ritme që nuk ecin kurrë paralelisht. Për vizitorët, Hamallaj është një destinacion i qetë, për shkencëtarët, është pika ku “thërrimet” e ndotjes që mbledhin lumenjtë e brendshëm derdhen në Adriatik.
    Eksperti Erjon Kalaja më tej shton i shqetësuar se “kanali i shkarkimit të ujërave të kullimit para Hidrovorit të Hamallaj ishte devijuar, çka do të thotë se ndotja potenciale e vërtetë mund të jetë edhe më e madhe se ajo e monitoruar.”
    Kjo zonë bregdetare nuk është vetëm rërë dhe diell, është pika e fundit e një zinxhiri të gjatë ndotjeje që nis nga qytetet, kalon nëpër kanale dhe përfundon në det.
    Liqenet e brendshme dhe veriore: uji që ushqen, por edhe paralajmëron
    Nga Tregani deri në Prespë, raporti Active Water II zbulon një Shqipëri të lidhur nga i njëjti rrezik: ndotja e padukshme që udhëton përmes ujit. Në Tregan, përqendrimet e larta të fosfateve dhe turbullira e madhe, si pasojë e llixhave lokale dhe kultivimit të shtuar të ullirit, e nxjerrin ujin jashtë çdo përdorimi të sigurt për ujitje.
    Në Belsh e Liqenin e Tafanëve, bakteret dhe pH-ja e paqëndrueshme forcojnë alarmin. Edhe në Funar, ku liqeni duket i qetë dhe i pastër, analiza zbulon se lëvizja e varkave dhe rrjedhjet përreth e kanë ngarkuar me E. coli. Ky është një zinxhir i njëjtë ndotjeje që vazhdon në veri, në rezervuarin e Vaut të Dejës, hallkën e parë të kaskadës së Drinit.
    Aty, mostrat tregojnë se bakteret fekale janë bërë pjesë e ciklit të ujit që shërben për energji dhe jetesë. Pa kanalizime funksionale dhe pa trajtim në vijat bregore, që rishtazi janë kthyer në magnet për turizmin “Bio”, rezervuari rrezikon të kthehet në një filtër ndotjeje për gjithë kaskadën. Në brigjet e tij operojnë restorante, peshkatarë e turistë, një aktivitet ekonomik që, pa standarde mjedisore, po ushqen të njëjtin problem që e kërcënon.

    Në Shkodër, pamja është mashtruese: oksigjeni i tretur është i lartë dhe turbullira e ulët, por E. coli, koliformet dhe enterokokët tregojnë se ndotja njerëzore mbetet e fortë, veçanërisht aty ku turizmi dhe mungesa e kanalizimeve takohen. Edhe pas ndërtimit të impiantit në Shirokë, impiant pët të cilin vihet në pikëpyetje edhe cilësia e funksionimit të tij, liqeni kërkon menaxhim të përbashkët me Malin e Zi, zona mbrojtëse dhe edukim publik për rrezikun që mbart.
    Prespa e Madhe, me sipërfaqe në tkurrje dhe ujëra që humbin nivelin çdo vit, ruan një stabilitet fizikokimik vetëm në letër. Mikrobiologjikisht, është nën ndikim të drejtpërdrejtë nga veprimtaria njerëzore, pasojë e mungesës së kanalizimeve dhe tërheqjes së ujit për bujqësi.
    Shëndeti publik, vija më e hollë dhe pasiviteti I institucioneve publike
    Shifra si E. coli, enterokokë, koliforme janë më pak “seksi” se fotot e dronit dhe videot turistike në instagram. Por ato përkthehen në infeksione të lëkurës, syve, traktit gastrointestinal; në rrezik për fëmijët që luajnë në brigje, për të moshuarit me imunitet të brishtë, për punëtorët që hyjnë në ujë për peshkim apo mirëmbajtje. Në bregdet, një valë enterokokësh e padukshme mund të përkthehet në dalje nga norma për standardet e plazhit. Në bujqësi, ujitja me ujë të kontaminuar i afron mikrobet te tryeza.
    Sipas ekspertit Kalaja, Shqipëria duhet të ndryshojë mënyrën si kujdeset për ujin. Ai shprehet se “ndotja nuk është episodike, por sistemike, dhe vjen nga boshllëqet në monitorim, mungesa e qarte e përgjegjësisë  dhe buxheteve si dhe heshtja institucionale.”
    Agjencia Kombëtare e Mjedisit, që ligjërisht duhet të mbikëqyrë cilësinë e ujërave, nuk ka as buxhet e as instrumente për ta bërë këtë në mënyrë të plotë. Ndërkohë, institucionet që përfitojnë nga burimet ujore, nga KESH te bashkitë dhe UKT, rrallë marrin rolin që u takon për të raportuar ndotjen në zonat e tyre.
    Kalaja e përfundon mendimin e tij duke theksuar se nevojitet një sistem kombëtar monitorimi, me publikim të hapur dhe të kuptueshëm të të dhënave, ku çdo trup ujor të ketë “dosjen” e vet, kush e ndot, kush e përdor dhe kush e mbron. Për këtë duhen tre hapa të thjeshtë por të pazëvendësueshëm: impiante që funksionojnë, monitorim i vazhdueshëm dhe dënime reale për ndotësit.
    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, panorama tregon dështimin e institucioneve më qartë se çdo raport. Kanalizime që derdhen në liqene, impiante që s’punojnë, plazhe që bëjnë reklamë pastërtie mbi ujëra të ndotura, ky është realiteti. Ndotja nuk vjen nga mungesa e dijes, por nga mungesa e përgjegjësisë.
    / Denada Jushi – ACQJ – Albanian Center for Quality Journalism

  • Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike

    Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekalesh dhe kimike

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, uji që na mban gjallë po bëhet pasqyrë e dështimeve tona. Raporti i pare i monitorimit “Active Water II” zbulon një Shqipëri ku liqenet urbane, kanalet kulluese dhe plazhet mbajnë brenda tyre ndotje masive fekale, kimike dhe ngërç institucional.

    Një fushatë monitorimi mbi trupat ujor në Shqipëri, e zbatuar nga Fondacioni H2H në bashkëpunim me Art Kontakt dhe North Green Association, në qershor 2025, ekspozoi një të vërtetë të pakëndshme: nga liqenet urbane të Tiranës, te Prespa dhe Shkodra, nga kanalet kulluese te bregu i Hamallajt, shumica e trupave ujorë mbartin presione të njëkohshme urbane dhe bujqësore, ngarkesë të lartë bakteriale dhe rrezik eutrofikimi, me pasoja të drejtpërdrejta për shëndetin publik, ekonominë vendore dhe rrugën drejt standardeve të BE-së.
    Në mëngjesin e nxehtë të qershorit, shëtitorja mbi digën e Liqenit Artificial të Tiranës gumëzhin nga vrapuesit. Fëmijët ndalen te shitësit ambulantë dhe në breg të liqenit, biçikletat kalojnë shpejt, dhe mbi sipërfaqen e ujit, të errët, të turbullt, dalin herë pas here flluska që thyejnë qetësinë. Nën rrugicat e frekuentuara masivisht nga qytetarët e Tiranës fshihet një realitet shqetësues: rrjete të vjetra kanalizimi, lidhje të paligjshme, rrjedhje të ujërave të zeza që, sipas analizave të qershorit, kanë shndërruar liqenin në zonë me ngarkesë të lartë bakteriale, të papërshtatshme për kontakt. Ky nuk është një përjashtim. Është modeli.
    Fushata e vlerësimit mori mostra në 14 pika përfaqësuese në bashkitë Shkodër, Vau i Dejës, Elbasan, Tiranë, Durrës, Shijak, Fier dhe Pustec: nga Bovilla, zemra e furnizimit me ujë të kryeqytetit, te Farka, Belshi, Tregani, Funari, Rubjekë, Liqeni i Tafanëve; nga Hidrovori i Hamallajt/Deti Adriatik te Rezervuari i Vaut të Dejës, Liqeni i Shkodrës dhe Prespa e Madhe. Qëllimi? Të mbushë boshllëqet e monitorimit, të identifikojë burimet e ndotjes, të lidhë shifrat me përdorimet reale: pije, ujitje, rekreacion, akuakulturë.
    “Megjithëse çdo trup ujor kishte karakteristika dhe problematika të veçanta, ajo që na tronditi më shumë ishte shkalla e përhapjes së ndotjes fekale dhe kimike në të gjithë sistemin ujor të monitoruar, nga liqenet urbane e deri te kanalet kulluese dhe rezervuarët bujqësorë,” shprehet Erjon Kalaja, Ekspert i Menaxhimit të Burimeve ujore pranë H2H Foundation.

    Rezultati kryesor është brutal në thjeshtësinë e tij: ndotje masivisht e përhapur. Shumica e trupave ujorë shfaqin turbiditet të lartë, nutrientë të rritur (nitrate e fosfate) dhe, më e rëndësishmja, tejkalime të rënda mikrobiologjike (E. coli, koliforme, enterokokë).
    “Një nga gjetjet më alarmante ishte prania e lartë e Escherichia coli dhe koliformeve totale në shumicën e trupave ujorë, përfshirë liqenet me përdorim rekreativ si Farka, Artificiali i Tiranës, Belshi, Funari, Tregani dhe Tafanët. Këto vlera tejkalonin ndjeshëm kufijtë e lejuar sipas standardeve të BE-së dhe OBSH-së,” vijon aji.
    Skema e presioneve: qyteti, ferma, kanali
    Raporti përshkruan një trekëndësh të njohur: ujërat e patrajtuara urbane, rrjedhjet bujqësore dhe menaxhimi i dobët i mbetjeve. Raste të veçanta, si Vija e Ngjalësnë Roskovec–Hoxharë, ngrenë alarmin edhe për naftë dhe vajra në nivele shumë të larta, sinjal i ndërhyrjeve industriale e urbane të pakontrolluara, me rrezik të lartë për ekosistemet e lumit dhe përdoruesit e ujit.

    Në zona rekreative, si Farka dhe Liqeni Artificial i Tiranës, ngarkesa bakteriale i nxjerr jashtë loje përdorimet me kontakt: noti, kanotazhi, sportet ujore, triatlona etj. Në Rezervuarin e Treganit (Elbasan), turbiditeti dhe fosfatet janë aq të larta sa e bëjnë ujin problematik edhe për ujitje; në Belsh dhe Liqenin e Tafanëve shfaqet një tablo e ngjashme: mikrobe të larta, pH jashtë kufijve, dhe rrezik eutrofikimi.
    “Ndotja e vërejtur tregon për urbanizim të pakontrolluar, mungesë të sistemeve të kanalizimeve funksionale, dhe shkarkime të ujërave të patrajtuara në trupat ujorë. Liqenet urbane janë kthyer në depo të mbetjeve urbane, duke reflektuar mungesë planifikimi mjedisor dhe ngërç institucional në menaxhimin e infrastrukturës urbane.” – Erjon Kalaja.

    Nga Bovilla te Hamallaj, nga Farka te Prespa, panorama tregon dështimin e institucioneve më qartë se çdo raport. Kanalizime që derdhen në liqene, impiante që s’punojnë, plazhe që bëjnë reklamë pastërtie mbi ujëra të ndotura, ky është realiteti. Ndotja nuk vjen nga mungesa e dijes, por nga mungesa e përgjegjësisë. /Albanian Center for Quality Journalism
     
  • Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

    Active Water II ngre alarmin: Të gjitha ujërat në Shqipëri të ndotura me mbetje masive fekale dhe kimike

  • Naftëtarët e Marinzës në ditën e 11-të të grevës: “Po mbijetojmë me shpirt ndër dhëmbë”

    Naftëtarët e Marinzës në ditën e 11-të të grevës: “Po mbijetojmë me shpirt ndër dhëmbë”

    Në ditën e njëmbëdhjetë të grevës, naftëtarët protestues të ngujuar në ambientet e Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve në Marinzë deklarojnë se “po mbijetojnë me shpirt ndër dhëmbë”, përballë heshtjes së kompanisë dhe mungesës së reagimit nga institucionet shtetërore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    “Pavarësisht presioneve, ne do të vijojmë qëndresën tonë deri në fund,” – shprehen grevistët, duke theksuar se kërkesat e tyre për kushte më të mira pune dhe respektim të të drejtave sindikale janë shpërfillur nga kompania ‘Bankers Petroleum’. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Dritan Rrapushi, një nga grevistët, është shprehur:Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Pa sindikata, nuk ka demokraci. Ka ardhur koha që kjo thirrje të buçasë fuqishëm për të rikthyer dinjitetin e punonjësve. Presioni dhe intimidimi ndaj punëtorëve ka qenë i madh. Disa prej tyre janë detyruar të rikthehen në punë, sepse u kanë vënë në fyt litarin e bukës, bukën e fëmijëve. Por ne nuk do të dorëzohemi. Presionet psikologjike nuk do të na përçajnë.”Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Sipas Rrapushit, për situatën e krijuar, punonjësit kanë vënë në dijeni zyrtarisht Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit dhe Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje për zgjidhjen e krizës.

    “Çështjet sindikale duhen parë me prioritet, edhe në kuadër të procesit të integrimit europian,” – ka shtuar Rrapushi.

    Grevistët shprehen të vendosur të përshkallëzojnë grevën, nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, duke theksuar se “qëndrueshmëria dhe dinjiteti i punonjësve nuk janë për t’u nëpërkëmbur.”

  • “Të hetohen tabulatet e kryeministrit”/ Balluku në SPAK, reagon deputeti: Rama sakrifikon Belindën për…

    “Të hetohen tabulatet e kryeministrit”/ Balluku në SPAK, reagon deputeti: Rama sakrifikon Belindën për…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komenton thirrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku pritet t’i komunikohet statusi i të pandehurës.
    Në një intervistë televizive, Balliu deklaroi se ky zhvillim nuk është shenjë e një sistemi drejtësie funksional, por një lëvizje strategjike e kryeministrit Edi Rama, që synon të shpëtojë veten dhe të garantojë vazhdimësinë e aferave korruptive.
    Sipas Balliut, hetimi ndaj Ballukut është rezultat i lojërave të brendshme politike brenda mazhorancës.
    “Për Edi Ramën nuk është problem nëse është Balluku apo ndonjë tjetër në krye të aferës. Atij i duhet një person që të firmosë. Nëse Balluku bëhet një peshë shumë e rëndë për anijen që po mbytet të Rilindjes, atëherë ai e hedh, siç ka hedhur të tjerët,” u shpreh ai, duke shtuar se për Ramën, prioriteti absolut është që të mos përfundojë vetë në burg, ndërkohë që aferat korruptive vazhdojnë.
    Ai përmendi rastet e koncesionit të sterilizimit dhe inceneratorëve, ku pavarësisht arrestimeve të bujshme, kontratat vazhdojnë të prodhojnë para, thjesht duke ndryshuar emrat në krye të skemave.
    “Është hequr Klevisi, i ka ardhur Arnoldi. Kaq është bërë,” tha ai, duke ilustruar idenë se vetëm individët ndërrohen, por sistemi korruptiv mbetet i paprekur.
    Një nga pikat më të forta të argumentit të deputetit Klevis Balliu ishte denoncimi i asaj që ai e quajti standard të dyfishtë flagrant të SPAK-ut.
    Ai theksoi se për një person nën hetim si Balluku, veprimi normal do të ishte arrestimi për të parandaluar ndërhyrjen, por në vend të kësaj, asaj i lejohet liria e plotë.
    “Belinda Balluku, si zëvendëskryeministre dhe ministre që kontrollon 75% të buxhetit të shtetit, ka një pushtet real dhe të pamatshëm. Si ka mundësi që ajo është e lirë, madje udhëton në Zvicër, ndërkohë që është nën hetim? pyeti Balliu.
    Ai e vuri këtë situatë në kontrast të thellë me masat e marra ndaj figurave kryesore të opozitës
    Si ka mundësi që Balluku është e lirë? Numri I 2 I shtetit., zv/kryeministre, drejtuese politike e fushatës së Tiranës, ka qenë drejtuesja e politike e qarkut Fier, është ministre e Infrastrukturës dhe e Energjetikës.
    Ka 75% të buxhetit të shtetit. Pra kjo a nuk ka fuqi të ndërhyjë në hetime. Ky është justifikimi që SKAP i partisë përdori për Berishën dhe e mbajtën 333 ditë në masë arresti në shtëpi. E njëjta me Ilir Metën, kryetari i partisë së dytë në opozitë.
    Po Belinda Balluku s’ka fuqi të ndërhyjë në hetime? Po Belinda Balluku nuk ka pushtet të mjaftueshëm të ndërhyjë në hetime?
    Balliu kërkoi një hetim të thelluar lidhur me informacionet se Rama ka ndërhyrë direkt tek prokurori I çështjes Dritan Prençi.
    Ka informacione se Rama ka telefonuar prokurorin e Dritan Prencit. Duhet të merren tabulatet e Ramës e të verifikohet. A ka telefonuar Rama prokurorë të SPAK. Kjo do komision hetimor më vete.
    Ai parashikoi se vetë Belinda Balluku do të bëjë çmos për të mos u paraqitur në seancën e së hënës në SPAK, duke përdorur justifikime të ndryshme, një tregues më shumë, sipas tij, i tentativës për t’iu shmangur drejtësisë.
    “Të hënën është thirrur për tiu komunikura akuza por ajo nuk do të shkojë. Do të bëjë çmos për të mos shkuar. Do të gjejë justifikime nga më të ndryshmet. Informacione ka që dhe vetë Rama po ndërhyn për shkak të presioneve që bën ajo, që të mos i komunikohet akuza” tha ai.
    Deputeti i PD-së e cilësoi qeverinë si një “regjim” dhe Edi Ramën si “kryetar kartelash”, i cili ka ndërtuar sistemin më të fortë të vjedhjes në Europë në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ai bëri thirrje për veprime dhe përballje të forta politike, duke theksuar se ky pushtet nuk largohet me lutje, por me akte të vendosura.

  • Balliu: Rama sakrifikon Ballukun për të shpëtuar aferat korruptive, të verifikohen tabulatet e kryeministrit

    Balliu: Rama sakrifikon Ballukun për të shpëtuar aferat korruptive, të verifikohen tabulatet e kryeministrit

    Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, komenton thirrjen e zëvendëskryeministres Belinda Balluku në SPAK, ku pritet t’i komunikohet statusi i të pandehurës.Në një intervistë televizive, Balliu deklaroi se ky zhvillim nuk është shenjë e një sistemi drejtësie funksional, por një lëvizje strategjike e kryeministrit Edi Rama, që synon të shpëtojë veten dhe të garantojë vazhdimësinë e aferave korruptive.

    Sipas Balliut, hetimi ndaj Ballukut është rezultat i lojërave të brendshme politike brenda mazhorancës.

    “Për Edi Ramën nuk është problem nëse është Balluku apo ndonjë tjetër në krye të aferës. Atij i duhet një person që të firmosë. Nëse Balluku bëhet një peshë shumë e rëndë për anijen që po mbytet të Rilindjes, atëherë ai e hedh, siç ka hedhur të tjerët,” u shpreh ai, duke shtuar se për Ramën, prioriteti absolut është që të mos përfundojë vetë në burg, ndërkohë që aferat korruptive vazhdojnë.

    Ai përmendi rastet e koncesionit të sterilizimit dhe inceneratorëve, ku pavarësisht arrestimeve të bujshme, kontratat vazhdojnë të prodhojnë para, thjesht duke ndryshuar emrat në krye të skemave.

    “Është hequr Klevisi, i ka ardhur Arnoldi. Kaq është bërë,” tha ai, duke ilustruar idenë se vetëm individët ndërrohen, por sistemi korruptiv mbetet i paprekur.

    Një nga pikat më të forta të argumentit të deputetit Klevis Balliu ishte denoncimi i asaj që ai e quajti standard të dyfishtë flagrant të SPAK-ut.

    Ai theksoi se për një person nën hetim si Balluku, veprimi normal do të ishte arrestimi për të parandaluar ndërhyrjen, por në vend të kësaj, asaj i lejohet liria e plotë.

    “Belinda Balluku, si zëvendëskryeministre dhe ministre që kontrollon 75% të buxhetit të shtetit, ka një pushtet real dhe të pamatshëm. Si ka mundësi që ajo është e lirë, madje udhëton në Zvicër, ndërkohë që është nën hetim? pyeti Balliu.

     Ai e vuri këtë situatë në kontrast të thellë me masat e marra ndaj figurave kryesore të opozitës

    Si ka mundësi që Balluku është e lirë? Numri I 2 I shtetit., zv/kryeministre, drejtuese politike e fushatës së Tiranës, ka qenë drejtuesja e politike e qarkut Fier, është ministre e Infrastrukturës dhe e Energjetikës . Ka 75% të buxhetit të shtetit. Pra kjo a nuk ka fuqi të ndërhyjë në hetime. Ky është justifikimi që SKAP i partisë përdori për Berishën dhe e mbajtën 333 ditë në masë arresti në shtëpi. E njëjta me Ilir Metën, kryetari i partisë së dytë në opozitë. Po Belinda Balluku s’ka fuqi të ndërhyjë në hetime? Po Belinda Balluku nuk ka pushtet të mjaftueshëm të ndërhyjë në hetime?

    Balliu kërkoi një hetim të thelluar lidhur me informacionet se Rama ka ndërhyrë direkt tek prokurori I çështjes Dritan Prençi.

    Ka informacione se Rama ka telefonuar prokurorin e Dritan Prencit. Duhet të merren tabulatet e Ramës e të verifikohet. A ka telefonuar Rama prokurorë të SPAK. Kjo do komision hetimor më vete.

    Ai parashikoi se vetë Belinda Balluku do të bëjë çmos për të mos u paraqitur në seancën e së hënës në SPAK, duke përdorur justifikime të ndryshme, një tregues më shumë, sipas tij, i tentativës për t’iu shmangur drejtësisë.

    “Të hënën është thirrur për tiu komunikura akuza por ajo nuk do të shkojë. Do të bëjë çmos për të mos shkuar. Do të gjejë justifikime nga më të ndryshmet. Informacione ka që dhe vetë Rama po ndërhyn për shkak të presioneve që bën ajo, që të mos i komunikohet akuza” tha ai.
    Deputeti i PD-së e cilësoi qeverinë si një “regjim” dhe Edi Ramën si “kryetar kartelash”, i cili ka ndërtuar sistemin më të fortë të vjedhjes në Europë në bashkëpunim me krimin e organizuar. Ai bëri thirrje për veprime dhe përballje të forta politike, duke theksuar se ky pushtet nuk largohet me lutje, por me akte të vendosura.

  • U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksident: Makthi ka mbaruar, u ktheva te…

    U lirua nga qelia, flet profesori italian që u përfshi në aksident: Makthi ka mbaruar, u ktheva te…

    Profesori italian Michele D’Angelo, pedagog i Biologjisë në Universitetin e L’Aquila-s, u rikthye në Itali pasi u lirua kundrejt garancisë 15 mijë euro. Ai flet për herë të parë pas lirimit dhe për aksidentin ku u përfshi në autostradën Levan-Fier, ku një 17-vjeçar shqiptar mbeti i vdekur. 
    “Po, e pranoj, kam pasur frikë. Sidomos në ditët e para, kur gjithçka ishte e pasigurt dhe nuk kuptohej se çfarë drejtimi do të merrte çështja. Pyesja veten nëse do të më duhej të qëndroja atje me muaj, ndoshta me vite. Ishte një mendim rrëqethës, por u përpoqa të mbështetem te besimi në drejtësi dhe në punën e avokatëve të mi”, shprehet ai në një intervistë për median italiane La Repubblica. 
    Tani është me bashkëshorten, Vanessa Castelli, mes maceve dhe librave të tij, ndërsa do të kthehet edhe mes studentëve. Michele D’Angelo u mbajt në burg për 75 ditë, pasi më 10 gusht u përfshi në një aksident ku fillimisht mbetën të plagosur 4 persona. Vetëm 3 ditë pas aksidentit, një 17-vjeçar nuk u mbijetoi dot plagëve dhe u nda nga jeta në spital. Për median italiane profesori shprehet se çdo ditë ka menduar për familjen e atij djali dhe boshllëkun me të cilin duhet të përballen. 
    Ndërsa, qëndrimin e tij në paraburgim për një kohë kaq të gjatë e sheh si një masë të tepërt. 
    “Një masë kaq e gjatë paraburgimi, për një person pa precedent si unë dhe për një akuzë për shkelje të kodit rrugor, më është dukur e tepërt”, thotë profesori italian. 
    Profesori u arrestua për 3 vepra penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Pas lirimit kundrejt garancisë, profesori italian do duhet të vijë të premten e fundit të çdo muaji në vendin tonë për të zbatuar edhe masën e detyrim paraqitjes. 
    Intervista e plotë për La Repubblica 
    Profesor D’Angelo, si kanë qenë këto dy muaj e gjysmë në qeli në Shqipëri? 
    Michele D’Angelo: Është e vështirë t’i përtypësh të gjitha. Kanë qenë ditë të gjata, të ngarkuara, gjatë të cilave më është dashur të përballem me vetveten, me vetminë, me dhimbjen për atë që ndodhi. Çdo ditë mbartte me vete një peshë emocionale të jashtëzakonshme dhe vetëm tani, duke u kthyer në shtëpi, arrij të marr frymë me të vërtetë. 
    Arrestimi juaj u duk i tepruar në krahasim me akuzat që ju janë bërë. A keni gjetur ndonjë shpjegim? 
    Michele D’Angelo: Burgu, një masë kaq e gjatë paraburgimi, për një person pa precedent si unë dhe për një akuzë për shkelje të kodit rrugor, më është dukur e tepërt. Ishte një mendim rrëqethës, por u përpoqa të mbështetem te besimi në drejtësi dhe në punën e avokatëve të mi. 
    Në atë aksident, fatkeqësisht, humbi jetën një djalë i ri. Doni t’i thoni diçka familjes së tij? 
    Michele D’Angelo: Po, dhe e them me respekt dhe dhimbje të thellë. Çdo ditë kam menduar për familjen e atij djali, për humbjen e tyre, për boshllëkun me të cilin duhet të përballen. 
    Si erdhi lirimi juaj? Çfarë do të ndodhë tani, procesi do të zhvillohet në Itali apo do t’ju duhet të ktheheni në Shqipëri si person i lirë? 
    Michele D’Angelo: Lirimi erdhi pasi gjykatësi shqiptar pranoi garancinë: 15 mijë euro për lirinë. Por e di se duhet të falënderoj punën e palodhur të Farnesinës, të ambasadës, të konsullatës, të avokatit dhe vlerësimin e gjykatësit që njohu sjelljen time bashkëpunuese. Hetimet dhe ekspertizat janë ende në zhvillim, procesi do të zhvillohet në Shqipëri dhe unë jam plotësisht në dispozicion. 
    Si i kalonit ditët tuaja në ato kushte? 
    Michele D’Angelo: Ditët kalonin të ndara në gjeste të vogla: lexoja, shkruaja, reflektoja. Përpiqesha ta mbaja mendjen aktive, por ishte mendimi për ata që më mbështesnin ai që më mbante në këmbë. Më ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë mbështetja e kolegëve dhe e të gjithë atyre që zgjodhën të qëndronin pranë meje. 
    Për ju janë angazhuar shumë njerëz. 
    Michele D’Angelo: Dua të falënderoj Vanessën, partneren time, e cila ka bërë të pamundurën për mua; kryetarin e bashkisë së L’Aquila-s, Pierluigi Biondi; deputetin D’Alfonso; rektorët e Universitetit të L’Aquila-s; drejtoreshën e departamentit tim. Por edhe kolegët, shoqatat shkencore, studentët, miqtë, dhe madje edhe ata që nuk më njihnin, por zgjodhën të besonin në ndershmërinë time. Çdo mesazh, çdo gjest, ka qenë një rreze drite.” 
    Do të ktheheni menjëherë tek studentët tuaj? 
    Michele D’Angelo: Dëshira ime më e madhe është të gjej sërish qetësinë e përditshme, të kthehem të jap mësim, të bëj kërkime në laboratorin tim, të rifilloj projektet e mia shkencore dhe të ndaj përsëri dijen dhe pasionin me studentët e mi. Universiteti është shtëpia ime dhe mezi pres të rikthehem në laborator dhe në auditor. Por, para së gjithash, dua të shijoj normalitetin, të përqafoj macet e mia, të qëndroj në shtëpi dhe të drekoj me familjen time. Janë gjeste të vogla që tani kanë një vlerë të jashtëzakonshme./La Repubblica