Tag: Fier

  • Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, Shtabi i Emergjencave bën bilancin e shtëpive nën ‘pushtetin’ e ujit dhe dëmet e shkaktuara nga shiu

    Pas intensitetit të lartë të reshjeve të shiut dhe prurjeve të jashtëzakonshme të përrenjve, situata në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e qetë në këto momente.

    Sipas Mbrojtjes Civile dhe njësitë përkatëse të qarkut, Prefekti i Qarkut Shkodër, problematikat kryesore janë evidentuar në njësinë administrative Gur i Zi (fshatrat Gur i Zi, Juban, Verracak) dhe në njësinë administrative Bërdicë (Bërdicë e Sipërme, Mali Hebaj, Beltojë, Bërdicë e Madhe, Bërdicë e Mesme, Trush).

    Është konstatuar prezencë uji në rreth 25–30 banesa në njësinë Bërdicë dhe 10–15 banesa në Gur i Zi.

    Njoftimi i plotë:

    Të gjitha strukturat vendore (Emergjencat Civile, NSHPP, IMT, Policia Bashkiake, MNZ dhe strukturat e tjera mbështetëse) janë angazhuar me burime njerëzore dhe mjete logjistike për zhbllokimin e nyjeve, pastrimin e kanaleve dhe inerteve, si dhe për ndihmë ndaj banorëve.

    Janë përdorur 3 eskavatorë, 3 fadroma, 2 kamionë, 3 kamionçina, pompa thithëse dhe mjete “pick-up” për normalizimin e situatës. Tokat bujqësore janë përmbytur në njësinë Gur i Zi dhe në zonën e Nënshkodrës (Bërdicë, Dajç, Velipojë, Ana e Malit) në masën rreth 70%.

    Theksohet se prurjet e ujit kanë prekur zona që nuk janë përfshirë as gjatë përmbytjeve të vitit 2010. Nuk ka persona të evakuuar deri në këto momente.

    Ka mungesë energjie elektrike në pjesë të Bardhajve dhe Rrencit, për shkak të djegies së një transformatori. Situata është në monitorim të vazhdueshëm, pasi gjatë natës parashikohet vazhdim i reshjeve me intensitet deri në mesnatë.

    Bashkia Vau Dejës

    Për shkak të reshjeve të dendura, situata në territorin e bashkisë është përkeqësuar ndjeshëm. Dalja nga shtrati e përroit Glina ka përmbytur rreth 100 banesa dhe disa hektarë tokë bujqësore.

    Në lidhje me përroin e Glinës, është e domosdoshme kryerja e investimeve rehabilituese për të shmangur pasojat e përmbytjeve. Strukturat operative të bashkisë janë në gatishmëri të plotë dhe kanë ndjekur situatën në terren që prej orëve të para të mëngjesit. Janë raportuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje infrastrukture në rrugët kryesore dhe dytësore të qytetit dhe fshatrave. Deri tani është evidentuar një rast evakuimi. Strukturat operative vijojnë punën në terren në mbështetje të banorëve.

    Bashkia Pukë

    Vijojnë reshjet intensive të shiut. Raportohen probleme në rrugët rurale të njësive administrative Gjegjan, Rrapë, Qelëz dhe Qetërr, me rrëshqitje dherash, rënie gurësh dhe vërshime ujërash. Furnizimi me energji elektrike është me ndërprerje të herëpashershme. Situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

    Bashkia Fushë Arrëz

    Reshjet e shiut vazhdojnë me intensitet të lartë. Ka prezencë të konsiderueshme ujërash në rrugë, si dhe rrëshqitje dherash e rënie gurësh në rrugët auto-rurale të njësive administrative të bashkisë. Furnizimi me energji elektrike ka pasur shkëputje periodike në disa fshatra të njësive Qafë-Mali, Iballë, Blerim dhe Fierzë. Deri tani nuk raportohen probleme të tjera nga Emergjencat Civile.

    Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhë

    Sasia e reshjeve në 24 orët e fundit në Qarkun Shkodër ka kaluar 200 mm, me reshje që vijojnë me intensitet të lartë. Veprat e mbrojtjes nga përmbytjet (argjinaturat, digat dhe diga e rezervuarit Shtodër) nuk paraqesin probleme. Kanalet kryesore të kullimit funksionojnë, por prurjet janë jashtë kapaciteteve përcjellëse. Si pasojë, në disa zona të banuara në Vau Dejës, Bushat, Melgushë dhe Gur i Zi, uji ka dalë jashtë seksioneve të kanaleve. Nivelet e lumenjve Buna, Drin dhe Kir aktualisht janë poshtë kuotave të rrezikimit.

    Reshjet e shiut vijojnë në të gjithë territorin e qarkut me intensitet të ulët deri mesatar. Strukturat vendore të Mbrojtjes Civile, bashkitë dhe institucionet mbështetëse janë në gatishmëri të plotë, duke ndjekur situatën në terren dhe ndërhyrë aty ku është e nevojshme.

  • Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

    Refuzohet kërkesa për liri e Lefter Kokës

    Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën për liri të Lefter Kokës.
    Ish-ministri i Mjedisit, i fajësuar dhe dënuar me burg në tre gjykime për aferën e inceneratorëve, kërkoi konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit për shkak të tejkalimit të afatit 3-vjeçar.
    Koka qëndron në qeli prej dhjetorit 2021.
    Koka ka mundur të fitojë liri të parakohshme për një nga dënimet dhe shuarje masë për tjetrin, i vetmi që e mban në qeli është dënimi me 6 vjet e 8 muaj për inceneratorin e Fierit, çështje që Gjykata e Lartë e ka kthyer për rigjykim në Apelin e Posaçëm.

  • Bilanc tragjik në rrugët e vendit: 1 viktimë dhe 8 të plagosur brenda një dite

    Bilanc tragjik në rrugët e vendit: 1 viktimë dhe 8 të plagosur brenda një dite

    8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel. 5 qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve në rrugën e Arbërit, në aksin Bulqizë-Maqellarë.
    Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mendohet të kenë qenë edhe shkaqet e aksidentit.
    Një viktimë është shënuar në Golem, teksa një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar një 56-vjeçare këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë.
    Ndërsa në Çërravë të Pogradecit, një çift të huajsh teksa udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet. Por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime të rënda.
    Edhe në qendër të Fierit, një automjet tip Mercedes ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha, duke u bërë më pas shkak aksidenti edhe për një tjetër përplasje me një automjet pas tij.
    Këmbësorja u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po heton shkaqet e aksidenteve të ndodhura këtë të diel, ndërsa si dyshime paraprake mendohet të kenë qenë shpejtësia e automjeteve dhe lagështira në rrugë.

  • Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në disa rrugë, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

    Reshje të dendura në Kukës, gurë dhe inerte në disa rrugë, vështirësohet qarkullimi në Rrugën e Kombit

    Kukës

    KUKËS- Reshje shiu me intensitet të lartë vijojnë prej disa orësh në qarkun e Kukësit, duke shkaktuar problematika në rrugët kryesore. Probleme janë raportuar në disa akse nacionale dhe rurale. Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Peshkopi, Bajram Curri–Valbonë, Kukës–Qafë Mali, ka prezencë gurësh dhe dherash.
    Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Megjithëse ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë në pastrimin e rrugëve, autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

    Përveç përmbytjeve dhe bllokimit të rrugëve, një tjetër problematikë është e ndërprejes së energjisë elektrike në disa lagje të qytetit dhe fshatra. Problematika janë shfaqur edhe në tokat bujqësore të banorëve në Nangë, Bicaj dhe Shtiqën. Vështirësi janë krijuar edhe në qytetin e Kukësit, ku janë formuar vende-vende pellgje me ujë, si pasojë e bllokimit të pusetave.
    Por, Reshjet e shiut kanë dhënë ndikim pozitiv në liqenin e Fierzës, duke shtuar prurjet me mbi 250 metër kub ujë në sekordë gjatë ditës së sotme. Ndërkohë, autoritetet po ndjekin nga afër situatën për të shmangur problematikat në qytet dhe njësitë administrative, ndërsa sipas parashikimeve, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim./ZËRI

  • Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

    Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në orët e para të së dielës veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.
    Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
    Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.

    Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme. Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare  pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.
    Kjo situatë ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim.

  • Një viktimë dhe 8 të plagosur nga aksidentet këtë të diel, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

    Një viktimë dhe 8 të plagosur nga aksidentet këtë të diel, shkak shpejtësia dhe lagështira në rrugë

    8 të lënduar dhe 1 viktimë. Është ky bilanci i deritanishëm si pasojë e aksidenteve rrugore të ndodhura në disa prej akseve të vendit këtë të diel.
    5 qytetarë kanë mbetur të plagosur si pasojë e përplasjes së 2 automjeteve në rrugën e Arbërit, në aksin Bulqizë-Maqellarë.
    Të lënduarit janë transportuar menjëherë në spitalin e Peshkopisë. Shpejtësia e lartë e automjeteve dhe lagështira në rrugë mendohet të kenë qenë edhe shkaqet e aksidentit.
    Një viktimë është shënuar në Golem, teksa një 19-vjeçar ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit si pasojë e lagështirës në rrugë dhe ka aksidentuar një 56-vjeçare këmbësore, e cila më pas ka ndërruar jetë.
    Ndërsa në Çërravë të Pogradecit, një çift të huajsh teksa udhëtonin me motor janë përplasur nga një automjet. Por fatmirësisht nuk kanë marrë dëmtime të rënda.
    Edhe në qendër të Fierit, një automjet tip Mercedes ka përplasur një këmbësore në vijat e bardha, duke u bërë më pas shkak aksidenti edhe për një tjetër përplasje me një automjet pas tij.
    Këmbësorja u transportua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Policia po heton shkaqet e aksidenteve të ndodhura këtë të diel, ndërsa si dyshime paraprake mendohet të kenë qenë shpejtësia e automjeteve dhe lagështira në rrugë.

  • DETAJE / Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier

    DETAJE / Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve grevistë në Fier

    Në ditën e 12- të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi.

    Vetëm pak minuta më parë ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës ku kanë kryer kontrollet përkatëse, ndërsa një prej tyre, Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar.

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

    Edhe pse shëndeti i grevistëve cenohet, ata shprehen të palëkundur në kauzën e tyre.

    Prej rreth dy javësh naftëtarët e Marinzës, të organizuar nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur janë futur në grevë urie dhe kërkesat e tyre kryesore janë për rritje pagash dhe përmirësim të kushteve të punës.

    Përkeqësohet gjendja shëndetësore e dy naftëtarëve

    Në një prononcim dy ditë më parë për “Puls” nga Bruna Çifligu, në A2 CNN, 10 naftëtarët në grevë urie thanë se pagat e tyre janë rritur vetëm 8 mijë lekë në 8 vite, çka është qesharake në raport me rrogat që marrin punonjësit kinez të Bankers Petroleum.

    Protestat e punonjësve të Bankers nisën fillimisht në fillim të shtatorit, por u ndërprenë pasi u mendua për një zgjidhje konsensuale midis palëve. Por mos arritja e një marrëveshje duket se i çoi naftëtarët drejt përshkallëzimit të rezistencës ndaj kërkesave të tyre dhe hyrjen në grevë urie, më 15 tetor.

  • Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

    Marinzë/ Në ditën e 12-të të grevës së urisë, përkeqësohet gjendja e dy grevistëve

    Në ditën e 12-të të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e dy prej grevistëve, Dorjan Dylmishi dhe Dritan Rrapushi, është përkeqësuar. Pak minuta më parë, ekipi shëndetësor ka mbërritur me ambulancë në zyrat e Sindikatës, ku janë kryer kontrollet përkatëse.
    Dorjan Dylmishi është transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier për ndihmë më të specializuar. Edhe pse shëndeti i tyre është cënuar, grevistët shprehen të palëkundur në kauzën që mbrojnë.
    Cilat janë kërkesat e naftëtarëve?
    Grevistët kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës, pagesa të dinjitetshme, trajtim të barabartë me punonjësit e tjerë të sektorit dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme të nënshkruara me kompaninë.1- Rritja e fondit te pagave me 18% kjo shume te shpërndahet për punonjësit e fushës.2 – Arritja e trajtimit ushqimor nga 9 mijë lekë ne 13 e 200 lekë.3- Zbatimi i ligjit te statusit te naftëtarit.4- Drejtësi e barazi në shpërblime.5-  Meritokraci në rritje në detyrë e pronovime

  • Aksident në Fier/ 63-vjeçari i dehur humbet kontrollin e motorit, çfarë ndodhi

    Aksident në Fier/ 63-vjeçari i dehur humbet kontrollin e motorit, çfarë ndodhi

    Një 63-vjeçar në fshatin Grykë të Fierit është arrestua pasi drejtonte një motomjet në gjendje të dehur.
    Blutë bëjnë me dije se motori i drejtuar nga 63-vjeçari doli nga rruga dhe si pasojë ai mbeti i dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
    “Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. S., 63 vjeç, banues në Hoxharë, pasi në fshatin Grykë, duke drejtuar motomjetin në gjendje të dehur, ka dalë nga rruga dhe, për pasojë, është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.”, njoftoi policia.

  • Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në rrugë

    Mot i keq në Qarkun e Kukësit/ Reshje të dendura dhe mjegulla shkaktojnë probleme në rrugë

    Territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në zonat e ulëta dhe luginat.

    Për shkak të intensitetit të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale. Veçanërisht në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, si edhe rënie gurësh dhe inerteve në disa pjesë të rrugës. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
    Nga moti i keq nuk ka shpëtuar as Rruga e Kombit. Fillimisht, segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy segmente të tjera janë regjistruar rënie gurësh dhe dherash — konkretisht pranë daljes së fshatit Myç–Mamëz dhe në afërsi të divizionit ushtarak të Kukësit. Për shkak të këtyre rrëshqitjeve, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme.
    Ndërkohë, reshjet e pandërprera kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të thella malore.
    Sipas informacioneve zyrtare, reshjet kanë ndikuar gjithashtu në rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Fierzës, i cili është shtuar me rreth 30 centimetra në ditë. Kujtojmë se Fierza është në pikën më të ulët kritike.
    Autoritetet janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën në të gjitha akset rrugore dhe zonat me rrezikshmëri të shtuar.
    Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme edhe në qytetin e Kukësit.Në dy segmente rrugore, njëri në afërsi të Drejtorisë së Policisë dhe tjetri pranë sheshit të Obeliskut, janë shënuar përmbytje. Uji ka mbuluar rrugët dhe trotuaret, duke e vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe kalimtarëve

    Top Channel