Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

Tabaku: Shqiptarët po kërkojnë më shumë Europën, ndërsa Rama më shumë pushtet

Deputetja e PD-së akuzon shumicën për ligje që pengojnë integrimin, kufizim të kontrollit parlamentar dhe presion ndaj drejtësisë e medias. Kërkon ndryshim të mënyrës së funksionimit të shtetit. Shqiptarët kërkojnë më shumë Europë, ndërsa kryeministri Edi Rama kërkon gjithnjë e më shumë pushtet për veten. Ky ishte mesazhi kryesor i deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, në deklaratën për mediat një ditë pas publikimit të Progres Raportit 2026 të Komisionit Europian për Shqipërinë. Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Median dhe bashkëkryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian deklaroi se kritikat e raportit pasqyrojnë shqetësimet e ngritura nga opozita dhe protestuesit për ligjet, llogaridhënien dhe funksionimin e demokracisë. “Shqiptarët në shesh, që janë shumica e këtij vendi, po kërkojnë më shumë Europë”,...