Tabaku: Nuk mund të heshtim! Janë 1000 të rinj të shoqëruar e të arrestuar, 250 prej tyre të mitur
Deputetja demokrate Jorida Tabaku, gjatë mbledhjes së komisionit parlamentar të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, deklaroi se protestat e zhvilluara në Tiranë gjatë muajve të fundit kanë nxjerrë në pah një krizë përfaqësimi dhe besimi te institucionet. Tabaku tha se ajo që po kërkojnë shqiptarët është tërheqja e qeverisë dhe krijimin e nje qeverie teknike, duke theksuar se “kjo eshte axhenda qe ka Shqiperia sot”. “Duhet patjetër që sot të kemi një qasje tjetër. Të kemi një ndryshim. Unë e kam humbur shpresën që ju do reflektoni dhe do ndryshoni. Po të më kërkonit 2013-ën, do ju sillja amendamente. E kemi bërë këtë. Po sot njerëzit kërkojnë një zgjidhje politike, kërkojnë tërheqjen e qeverisë, kërkojnë një qeveri teknike, kërkojnë që të reflektojmë për këtë...
Burimi:
gijotina.com