SYRI TV/ Nga 1 shtatori, transporti publik redukton flotën e autobusëve me 20–30%
Nga 1 shtatori, operatorët e transportit publik në Tiranë do të reduktojnë me 20 deri në 30% numrin e autobusëve në qarkullim. Shkak janë kostot e larta të operimit dhe çmimi i karburantit, ndërsa operatorët ankohen për mungesën e kompensimit të naftës. Reduktimi pritet të sjellë intervale më të gjata mes autobusëve, mbingarkesë dhe më shumë vështirësi për qytetarët që përdorin këtë shërbim. Nga 1 shtatori, operatorët e transportit publik në Tiranë do të operojnë me flotë të reduktuar rreth 20–30%, në varësi të kapacitetit financiar dhe operacional që secili operator ka aktualisht në dispozicion. Vendimi vjen pas kërkesave të vazhdueshme të operatorëve për zgjatjen e periudhës së kompensimit të naftës, pasi kostot e operimit me flotë të plotë janë bërë të papërballueshme. Në letrën...
Burimi:
syri.net