SYRI TV/ Drejtori i Policisë së Korçës thirret në SPAK, Vilson Bala u pyet për llogari të hetimit Agasi
Pas ish drejtorit të Përgjishtshëm të Policisë së Shtetit Ilir Proda edhe Drejtuesi i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është thirrur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në kuadër të hetimeve për dosjen e biznesmenit Ergys Agasi. Bala, i cili ka mbajtur më parë postet e rëndësishme si kreu i Policisë së Durrësit dhe drejtues i Forcës Operacionale, u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme në orën 10:00 ku u mor ne pyetje per gati 60 minuta. Në dalje nga SPAK, drejtori i policisë Korçë, Vilson Bala nuk iu përgjigj pyetjet të gazetarëve, por e konfirmoi se kishte një parandjenjë që do të paraqitej në këtë institucion Ndërkohë sipas burimeve paraprake, ai është pyetur në lidhje me hetimet për aferën AKSHI-SHISH dhe si...
Burimi:
syri.net