Syçeltërsia e turbullt dhe përdorimi jo i duhur i flamurit kombëtar!?!?
Ka kohë që po më duket se, sa më shumë flamuj po shohim përreth nesh, aq më pak po e shohim Flamurin. E kjo nuk është lojë fjalësh, po një nga ato kundërthëniet tona të çuditshme të kësaj kohe të syçeltësisë së turbullt, kur i kemi sytë hapur fort, e telefonat edhe më fort, e kamerat gjithmonë gati, e rrjetet sociale të ndezura ditë e natë, e patriotizmin në majë të gjuhës, ndërsa kujdesin për atë që themi se e nderojmë, çuditërisht, e kemi gjithnjë e më të shkurtër ose se kemi fare. Shkruan: Atdhe Hykolli Dikur flamuri nuk i jepej çdokujt në dorë vetëm pse kishte duar. Bajraktari nuk ishte ai që kishte gjetur një shkop dhe kishte lidhur mbi të një pëlhurë. Ishte...
Burimi:
kultplus.com