‘Swiftiephylus’: Katër specie të reja insektesh marrin emrin e Taylor Swift

‘Swiftiephylus’: Katër specie të reja insektesh marrin emrin e Taylor Swift

Shkencëtarët kanë emërtuar katër specie të reja insektesh të identifikuara së fundmi me emrin e superyllit amerikan të popit, Taylor Swift, njoftoi Universiteti i Kalifornisë, Riverside. Insektet, të cilat përshkruhen si “bionde” për nga ngjyra, i përkasin një gjinie të sapoemërtuar, Swiftiephylus. Brenda kësaj gjinie, studiuesit identifikuan katër specie të emërtuara sipas këngëtares dhe albumeve të saj: Swiftiephylus taylorae, Swiftiephylus amator, Swiftiephylus intrepidus dhe Swiftiephylus poetorum. Emrat janë versione latine të “Taylor” dhe të tre albumeve të saj – “Lover”, “Fearless” dhe “Poets”, ky i fundit i referohet albumit “The Tortured Poets Department”. Sipas universitetit, insektet i përkasin familjes së insekteve të buta. Sarah Schroeder, studente doktorature dhe bashkëautore e punimit shkencor shoqërues, shpreson se ky emërtim do të tërheqë më shumë vëmendje ndaj ruajtjes...