Superiore në sprintin e fundit, afron faza e Final Four, në fundjavë luhen dy ndeshjet e para

Superiore në sprintin e fundit, afron faza e Final Four, në fundjavë luhen dy ndeshjet e para

Këtë fundjave nis faza e ‘Final Four’ në Kategorinë Superiore nga ku do të mësohet skuadra që do të shpallet kampione e vendit për sezonin 2025/2026. Vllaznia, Elbasani, Egnatia dhe Dinamo janë skuadrat që do të përballen mes tyre në këtë edicion nga të cilat pritet të shfaqin rivalitet dhe të dhurojnë emocione. Këtë fundjavë do të luhen dy ndeshjet e para të kësaj faze; ditën e shtunë do të zhvillohet ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamos në orën 19:00, një ndeshje kjo që do të jetë e shtata mes tyre në këtë sezon duke marrë parasysh edhe Kupën e Shqipërisë. Në 6 sfidat e para, mes këtyre skuadrave ka mbizotëruar ekuilibri me dy fitore për Vllazninë, 2 për Dinamon dhe 2 ndeshje janë mbyllur në...