‘Super-Makineria’ e Privatizimeve, qeveria themelon operatorin e shoqërive shtetërore
Nga Kapitali.al Qeveria autorizoi krijimin e një supërndërrmarjeje shtetërore, e cila do të grumbullojë nën ombrellën e saj të gjitha kompanitë publike në proçes likujdimi. Përmes një vendimi të miratuar një ditë më parë, Këshilli i Ministrave ligjëroi aktin e themelimit dhe statutin e shoqërisë ‘Operatori i Shoqërive Shtetërore’, i cili ndryshon tërësisht rregullat e lojës për asetet dhe pronat publike të mbetura në vend. Ky institucion i ri do të funksionojë si një monopol i mirëfilltë shtetëror që do të ketë ekskluzivitetin mbi fatin e miliona eurove asete, toka, ndërtesa dhe magazina industriale që dikur u përkisnin ndërmarrjeve shtetërore. Operatori i ri do të kryejë dy funksione. Së pari do të menaxhojë likujdimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe proçesin e shlyerjes së detyrimeve që ato...
Burimi:
syri.net