Super El Niño, OKB-së: Do ketë përmasa të jashtëzakonshme. Asnjëherë në këto 50 vjet s’është lëshuar një paralajmërim kaq urgjent
Bota ka hyrë në një “zonë rreziku të motit ekstrem”, pasi efektet e fenomenit El Niño kanë nisur të ndihen në mbarë globin, paralajmëron Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres. Organizata Botërore Meteorologjike (ËMO) publikoi të dhënat më të fundit mbi këtë fenomen natyror klimatik, duke paralajmëruar se ai mund të jetë më i fuqishmi i më shumë se 70 viteve të fundit dhe të zgjasë të paktën deri në shkurt të vitit 2027. El Niño ndryshon modelet e motit në të gjithë botën, duke shkaktuar thatësira në disa rajone, ndërsa në të tjera sjell tajfune më të forta dhe përmbytje të rënda. Parashikuesit thonë gjithashtu se El Niño do të rrisë temperaturat në disa pjesë të globit, duke iu shtuar ngrohjes së përgjithshme...
Burimi:
syri.net