Super Cissé dhe mentaliteti, notat pozitive të Milanit, që duhet të përmirësohet shumë

Super Cissé dhe mentaliteti, notat pozitive të Milanit, që duhet të përmirësohet shumë

7 Shtator 2026 8:27 Alfred Lleshi Milanit i duhej një djalë i rritur në klub për t’i dhënë fund “agjërimit” që dukej i pafund. Kuqezinjtë nuk kishin shënuar në fushën e Juventusit që prej 28 majit 2023, kur realizoi Giroud. Këtë herë ishte radha e Cissé, i kthyer nga huazimi te Catanzaro, me perspektivën për t’u huazuar sërish. Amorimit iu deshën pak stërvitje për të kuptuar se ai duhej të qëndronte. Megjithatë, Milani ka ende shumë hapësirë për përmirësim. Skuadra nuk është ende ajo që kërkon Amorim, por po shfaq elementët e tij: riagresionin e menjëhershëm pas humbjes së topit dhe vertikalizimin sapo krijohet mundësia, duke kërkuar menjëherë Gonçalo Ramos ose dy mesfushorët ofensivë. Këto janë shenjat dalluese të Ruben Amorim. Problemi kryesor mbetet zgjedhja...