Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sulmuan kolegët socialistë, “Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar nga punimet e Kuvendit me 60 ditë gjashtë deputetë të Partisë Demokratikë, pas kaosit dhe përplasjeve fizike që shënjuan seancën plenare të së enjtes. Bëhet fjalë për Flamur Noka, Belind Këlliçi, Besart Xhaferri, Edi Paloka, Fidel Kreka dhe Luciano Boçi. Aktualisht Etika po vijon shqyrtimin për kërkesën tjetër, që lidhet me përjashtimin me dhjetë ditë nga punimet e Kuvendit të 14 deputetëve të tjerë të PD-së. Në këtë listë bëjnë pjesë Gjin Gjoni, Bardh Spahia, Albana Vokshi, Elda Hoti, Xhelal Mziu, Gent Strazimiri, Enno Bozdo, Kastriot Piroli, Kliti Hoti, Flamur Hoxha, Arjan Ndoja, Ivi Kaso, Zija Ismaili dhe Blendi Himçi. Sipas kërkesës së PS-së, këta deputetë kanë marrë pjesë në bllokimin e Foltores, duke penguar vijimin e rregullt të seancës...