Sulmi në Krakov, para se t’i vriste gjashtë persona në qendër të qytetit, autori kishte vrarë prindërit dhe motrën
Një veturë Subaru me ngjyrë të zezë u fut të shtunën, pak pas orës 15:00, në sheshin kryesor të Krakovit në Poloni. Shoferi nisi të qëllonte me armë zjarri ndaj këmbësorëve, duke vrarë pesë persona në vend, ndërsa një i gjashtë vdiq më vonë në spital. Gjatë sulmit u plagosën edhe 16 persona, pesë prej të cilëve shtetas të huaj. Autori i sulmit është identifikuar si Michał O., 24-vjeçar, banor i qytetit Ostroëiec Śëiętokrzyski, i cili ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të Krakovit. Identiteti i tij u bë i ditur nga ministri i Brendshëm dhe Administratës i Polonisë, Marcin Kierëiński, në një konferencë për media të shtunën pas orës 20:00. Sipas ministrit, 24-vjeçari kishte bindje shumë radikale dhe ishte i nxitur nga ideologjitë e...
Burimi:
syri.net