Sulmi me molotovë ndaj Komisariatit nr. 3, Hita: 10 efektivë të plagosur, dhuna nuk do të tolerohet

Sulmi me molotovë ndaj Komisariatit nr. 3, Hita: 10 efektivë të plagosur, dhuna nuk do të tolerohet

SKENDER HITA TIRANË- Dhjetë punonjës policie kanë mbetur të plagosur pas sulmit me molotovë, gurë dhe lëndë piroteknike ndaj Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita e cilësoi ngjarjen një sulm të rëndë duke theksuar se policia po punon për identifikimin e personave të përfshirë. Hita deklaroi se gjatë gjashtë ditëve të protestave janë regjistruar akte të përsëritura dhune ndaj efektivëve dhe institucioneve, duke paralajmëruar se çdo person për të cilin provohet përgjegjësia penale do të përballet me ligjin. “Sulmi ndaj një komisariati policie nuk është protestë”, u shpreh Hita, duke nënvizuar se Policia e Shtetit do të vijojë detyrën me vendosmëri, profesionalizëm dhe në respektim të ligjit. DEKLARATË E DREJTORIT TË PËRGJITHSHËM TË POLICISË SË SHTETIT, DREJTUES MADHOR...