Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17 të plagosur

Sulmet ruse në Ukrainë, 2 të vrarë dhe 17 të plagosur

Një valë e re sulmesh ruse gjatë natës ndaj Ukrainës vrau dy persona në rajonin juglindor të Zaporizhias dhe plagosi të paktën 17 persona në rajonin jugor të Odesës, thanë zyrtarët ukrainas më 12 shtator. Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia e sulmoi vendin me raketa balistike dhe raketa lundruese, si dhe me 129 dronë sulmues, përfshirë dronë të tipit Shahed me motor reaktiv. Ata thanë se mbrojtja ajrore ukrainase kishte shkatërruar ose neutralizuar 110 prej tyre. Forcat Ajrore thanë se sulmet u regjistruan në 20 lokacione në të gjithë vendin, ndërsa rënia e mbetjeve u raportua në katër të tjera. Ato thanë se rajoni i Odesës ishte më i prekuri. Sulmet ndodhën një ditë pasi sulmet ruse vranë të paktën gjashtë persona në...