Sulmet ruse në Kiev, Hoxha: Moska shpërfill të drejtën ndërkombëtare, solidaritet me Holandën dhe Austrinë
Shqipëria ka shprehur solidaritetin me Holandën dhe Austrinë, pas sulmeve të fundit ruse ndaj kryeqytetit ukrainas, Kiev, të cilat shkaktuan dëme edhe në mjediset e misioneve të tyre diplomatike. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, reagoi përmes një postimi në platformën X, ku dënoi sulmet dhe theksoi se goditjet e përsëritura ruse kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev. REAGIMI Shqipëria shpreh solidaritetin e plotë me Holandën dhe Austrinë pas sulmeve të fundit ruse ndaj Kievit, të cilat shkaktuan dëme në mjediset e tyre diplomatike. Ky nuk është një incident i izoluar. Sulmet e përsëritura të Rusisë kanë vënë në rrezik misionet diplomatike dhe personelin e tyre në Kiev, përfshirë edhe praninë diplomatike të Shqipërisë. Ne i...
Burimi:
javanews.al