Sulmet ruse lënë pa energji 600.000 ukrainas
Sulmet ruse ndaj sistemit energjetik në rajonin lindor ukrainas të Dnipropetrovskut kanë lënë pa rrymë 600.000 persona, teksa fushata e Kremlinit ndaj caqeve energjetike të Ukrainës vazhdoi më 8 nëntor. Kreu i administratës ushtarake rajonale, Oleksandr Hanzha, tha se spitalet janë detyruar që të operojnë me gjeneratorë me naftë, ndërkaq transporti publik që funksionon me energji elektrike në Dnipro është ndërprerë plotësisht. “Punonjësit e kompanisë së energjisë elektrike tashmë po punojnë për të rikthyer furnizimin me energji. Përpjekjet e tyre po pengohen nga bombardimet e vazhdueshme ruse”, shkroi ai në rrjetet sociale. Sulmet ndodhën një ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e akuzoi Rusinë se po përpiqet të ushtrojë presion maksimal përpara bisedimeve trepalëshe në Abu Dabi që do të mbahen në ditët në vijim,...
Burimi:
syri.net