Sulmet ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, mbi 500 mijë njerëz mbeten pa energji elektrike
Rusia ka shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, me sulme të reja ajrore në shkallë të gjerë ndaj infrastrukturës energjetike, të cilat kanë prekur më shumë se gjysmë milioni njerëz, njoftuan të premten autoritetet në Kiev. Pas sulmeve, më shumë se 500.000 ukrainas mbetën pa energji elektrike në rajonet e Zhytomyr, Volyn, Mykolaiv, Poltava, Khmelnytskyi dhe Rivne, sipas Ministrisë së Energjisë. "Furnizuesit e energjisë kanë nisur tashmë punimet emergjente dhe ato për rikthimin e furnizimit, për aq sa e lejon situata e sigurisë", deklaroi ministria. Megjithatë, këto punime po vështirësohen nga sulmet e vazhdueshme ruse. Ministria dha gjithashtu informacion mbi planet për ndërprerje orare të energjisë elektrike dhe kufizime të kapacitetit për industrinë dhe bizneset. «Këto masa janë të nevojshme për...
Burimi:
syri.net