Sulmet ruse godasin dy ura kryesore në Kiev, Zelensky paralajmëron valë të re sulmesh

Sulmet ruse godasin dy ura kryesore në Kiev, Zelensky paralajmëron valë të re sulmesh

Sulmet ruse kanë goditur dy ura kryesore në Kiev, duke ndërprerë furnizimin me ujë dhe energji në disa zona të kryeqytetit ukrainas. Lajmin e ka bërë të ditur Newsmax Balkans, sipas të cilit dëmet janë shkaktuar nga një valë e re sulmesh ajrore mbi Ukrainë. Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për një valë të re sulmesh ruse. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes dhe të mos neglizhojnë alarmet ajrore. Paralajmërimi i Zelenskyt vjen në një moment kur përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës vijojnë, me përfshirjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, raporton Newsmax Balkans. Sipas Kushner, objektivi i bisedimeve nuk është vetëm ndalimi i luftimeve, por edhe krijimi i kushteve për një paqe afatgjatë...