Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës

Sulmet në Kiev dhe droni rus në Gjermani, Ministri Hoxha: Agresioni nuk do ta dobësojë vendosmërinë, sigurinë dhe unitetin e Evropës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X lidhur me sulmet e fundit ruse në Ukrainë. Hoxha dënoi sulmet masive në Kiev dhe qytete të tjera ukrainase, duke përfshirë edhe goditjen ndaj Universitetit Kombëtar të Teknologjive Ushqimore. Sipas ministrit, agresioni rus po vijon të rrezikojë civilët, ndërsa incidenti i konfirmuar me një dron rus në Leipzig është një tjetër tregues se Moska po teston kufijtë e sigurisë evropiane. Hoxha theksoi se Shqipëria dhe Evropa duhet të vijojnë mbështetjen për Ukrainën, duke argumentuar se kërcënimet dhe ndërhyrjet hibride duhet të shërbejnë si shtysë për një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të vendosur. Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, postim...