Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

Sulmet ndaj bizneseve dhe ATM-ve, eksperti paralajmëron për panik financiar dhe goditje ndaj ekonomisë shqiptare

Eksperti i ekonomisë, Ergis Sefa, i ftuar në emisionin “3D” me Alban Dudushin, dënoi aktet e dhunës dhe dëmtimin e pronës publike e private gjatë protestave në dhunshme, duke theksuar se pasojat e tyre prekin drejtpërdrejt qytetarët dhe ekonominë e vendit. Sipas Sefës, çdo formë dhune është e papranueshme, veçanërisht kur ajo ushtrohet ndaj pronës. Ai nënvizoi se prona publike nuk i përket qeverisë së radhës, por qytetarëve shqiptarë, ndërsa dëmtimi i saj përkthehet në kosto për të gjithë shoqërinë. “Qeveritë ndryshojnë, por prona publike mbetet e qytetarëve. Çdo dëm ndaj saj është një dëm që na prek të gjithëve”, u shpreh ai. Duke u ndalur te bizneset private, Sefa theksoi se Shqipëria ka kryesisht biznese familjare dhe të vogla, të cilat mbajnë një numër...