Sulmet e Lapajt, Shabani denoncon incidentin poshtë banesës: Prindërit e mi nuk e meritojnë këtë!
Avokati i Popullit, Endri Shabani, ka reaguar pas akuzave të kreut të partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i cili e ka akuzuar se është bërë pjesë e pushtetit përmes një pazari politik me votat e marra nga kjo forcë politike. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Shabani ka kundërshtuar pretendimet e Lapajt, duke sqaruar se takimet dhe komunikimi me deputetët janë pjesë e detyrimeve të tij institucionale si Avokat i Popullit. Ai ka denoncuar gjithashtu një incident me aktivistin e kësaj partie, Mevlan Mata, të cilin e akuzon se ka shkuar pranë banesës së tij, së bashku me një kameraman, duke e filmuar dhe fyer teksa ishte duke pirë kafe me prindërit. “Dje kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet më sulmoi sërish (prej një viti tashmë),...
Burimi:
javanews.al