Sulm me thikë në Jordani, vritet efektivi i sigurisë në kryeqytetin Aman
Një efektiv i sigurisë është vrarë në kryeqytetin e Jordanisë, Aman, nga një sulmues që përdori një "objekt të mprehtë", njoftoi të enjten Drejtoria e Sigurisë Publike. Një zëdhënës i kësaj drejtorie tha se autori i kishte zënë pritë efektivit pasditen e së enjtes dhe më pas e kishte goditur me thikë. Një patrullë ndërhyri menjëherë, vuri situatën nën kontroll dhe arrestoi autorin, deklaroi zëdhënësi. Televizioni jordanez Roya News raportoi se sulmuesi ishte "neutralizuar". Drejtoria e Sigurisë Publike njoftoi se vajton humbjen e tetarit Jawad Ali Khalaf Al-Salayta, i cili u bë objektiv i një "akti terrorist frikacak, teksa kryente detyrat e tij zyrtare në kryeqytet". Sipas saj, nga incidenti mbeti i plagosur edhe një efektiv tjetër. Video të shpërndara në rrjetet sociale tregojnë një...
Burimi:
syri.net