Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

Sulm me armë zjarri në Minneapolis të SHBA-ve, dy të vdekur, plagosen tre efektivë policie

Të paktën 2 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, përfshirë tre efektivë policie, pas një sulmi me armë zjarri në qytetin e Minneapolisit, në SHBA. Ngjarja ndodhi të mërkurën në një kompleks shumëkatësh në qendër të qytetit, ku policia ndërhyri pas raportimeve për të shtëna me armë. Sipas autoriteteve, një person humbi jetën në vendngjarje, ndërsa katër të tjerë u transportuan në spital. Njëri prej tyre ndërroi jetë më vonë. Në mesin e të plagosurve janë edhe tre policë. Dy prej tyre kanë marrë plagë nga të shtënat, ndërsa të tre ndodhen në gjendje të qëndrueshme. Policia konfirmoi gjithashtu se i dyshuari për sulmin ka vdekur. Ende nuk është bërë e ditur se si ka humbur jetën dhe autoritetet nuk kanë...