Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Sulm masiv kibernetik në 3 aeroporte të Britanisë së Madhe, autoritetet në alarm, u prekën rreth 9 mln klientë!

Aeroportet Manchester, London Stansted dhe East Midlands në Britani u goditën nga një sulm kibernetik që ekspozoi të dhënat e rreth 8,7 milionë klientëve, sipas një deklarate të enjten. Manchester Airport Group (MAG), grupi më i madh i aeroporteve në Mbretërinë e Bashkuar, tha se ka qenë subjekt i një incidenti të sigurisë kibernetike nga një palë e tretë e paautorizuar. “Është marrë një sasi e të dhënave të klientëve që kanë të bëjnë me rezervimet e parkimit të makinave, sallës së pritjes dhe ‘Fast Track‘ (kalimit të shpejtë) dhe regjistrimeve në WIFI në aeroport në aeroportet Manchester, Stansted dhe East Midlands,” tha një zëdhënës i grupit. Të dhënat, duke përfshirë adresat e emailit, numrat e telefonit, regjistrimet e automjeteve dhe kodet postare, janë vjedhur...