Sulejman Delvina, kryeministri shqiptar i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës

Sulejman Delvina, kryeministri shqiptar i zgjedhur nga Kongresi i Lushnjës

Më 5 tetor të vitit 1871, në Delvinë, lindi Sulejman Delvina, veprimtar politik, patriot dhe kryeministri i qeverisë së dalë nga Kongresi i Lushnjës në vitin 1920. Studimet i filloi në gjimnazin “Zosimea” në Janinë dhe më pas i vazhdoi në Stamboll, ku u përfshi në veprimtarinë politike e kombëtare shqiptare. Ai u angazhua në mbrojtje të çështjes shqiptare dhe të të drejtave të shqiptarëve, duke u bërë një nga zërat e rëndësishëm të kësaj lëvizjeje. Në vitin 1919, komuniteti shqiptar i Stambollit e dërgoi si përfaqësues në Konferencën e Paqes në Paris, ku mbrojti interesat e Shqipërisë. Një nga momentet më të rëndësishme të veprimtarisë së tij ishte viti 1920, kur Kongresi i Lushnjës e zgjodhi kryeministër. Qeveria e drejtuar prej tij punoi për...