Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin

Sula: Rama është politikan race, nuk pushon së punuari. Opozita s’po gjen kandidatë për 9 majin

Kryeinspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ka vlerësuar angazhimin politik të kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një “politikan race” që punon pa pushim dhe që arrin të dëgjojë të gjitha shqetësimet e qytetarëve. Sipas Sulës, kjo është një nga arsyet që Partia Socialiste ruan organizimin e saj në terren, ndërsa opozita, sipas tij, po përballet me vështirësi të mëdha në strukturat e saj. “Edi Rama mund të ketë problemet e veta si politikan, por në fund të ditës është politikan race, që nuk pushon së punuari 24 orë. Këto po i thotë një njeri që po i provon mbi kurriz. Është një njeri që vlerëson çdo lloj situate, një njeri që dëgjon çdo lloj halli dhe problemi të një qytetari, që kjo është...