Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive
Inspektori i Përgjithshëm, Dashnor Sula, ishte pjesë e takimit të zhvilluar nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e linjes Znj.Delina Ibrahimaj me Inspektoratin e Përgjithshëm dhe inspektoratet qendrore, ku në fokus ishte rikonceptimi jo mbi zbatimin e kuadrit ligjor por mbi qasjen që duhet të ketë çdo inspektoriat dhe trupë inspektuese mbi bizneset. Sula u shpreh i prerë se nuk do të tolerohen inspektime që kryhen në kundërshtim me rregullat dhe procedurat ligjore, shkruan A2. “Inspektorati i Përgjithshëm nuk do të tolerojë asnjë inspektim që bëhet pa paralajmërim dhe jashtë programit të inspektimit. Nuk do të lejojmë asnjë shkelje ligjore”, deklaroi Sula. Ai theksoi se qëllimi është garantimi i një procesi inspektimi transparent, të rregullt dhe në përputhje me ligjin, duke shmangur çdo formë abuzimi...
Burimi:
javanews.al