Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian

Kryeinspektori Dashnor Sula komentoi protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se është me parimin që “fjala ka më shumë fuqi sesa guri”. “Ndjej keqardhje për ato që po ndodhin në Shqipëri, por jam shumë i lumtur që nuk ka humbje jete në protestat që prej dy javësh nuk kanë qenë normale, kanë pasur intensitet të fuqishëm. Protesta është e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta dhe çdo personi duhet t’i garantohet të protestojë në mënyrë paqësore. Unë jam me parimin që më shumë fuqi ka fjala sesa guri. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur. Kemi ardhur nga një sistem diktatorial ku nuk kishim asgjë. Në vitet 1990-1993 nuk kishim as bukë të hanim. Hymë në një cikël të vështirë dhune në vitin...