Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja mund të mbajë trurin deri në 13 vite më të ri

Studimi: Të mësuarit e gjuhëve të huaja mund të mbajë trurin deri në 13 vite më të ri

Një studim i ri sugjeron se të mësuarit dhe përdorimi i disa gjuhëve mund të ndihmojë në ngadalësimin e plakjes së trurit. Sipas studiuesve, personat që flasin dy gjuhë mund të kenë një moshë neurologjike rreth gjashtë vite më të re, ndërsa te ata që flasin tri gjuhë diferenca mund të arrijë në rreth shtatë vite. Për personat që flasin katër gjuhë, efekti i vërejtur në studim shkon deri në 13 vite. Për të arritur në këto përfundime, shkencëtarët analizuan aktivitetin e trurit te 728 persona dhe përdorën inteligjencën artificiale për të vlerësuar moshën neurologjike. Rezultatet u krahasuan më pas me të dhënat e një grupi tjetër prej 144 personash, me nivele të ndryshme të aftësisë gjuhësore. Të dhënat treguan se pjesëmarrësit nga vendet evropiane...