Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Studimi: Ka 10 për qind shanse që AI të zhdukë njerëzimin në 10 vitet e ardhshme

Ka më shumë se 10% gjasa që inteligjenca artificiale të zhdukë njerëzimin brenda dhjetë viteve të ardhshme, ka paralajmëruar një studiues i lartë i kompanisë Anthropic, mes shqetësimeve në rritje se sistemet gjithnjë e më të fuqishme mund të dalin jashtë kontrollit njerëzor. Evan Hubinger, i cili punon për përshtatjen e sistemeve të avancuara të inteligjencës artificiale me interesat njerëzore, bëri këtë vlerësim pasi kolegu i tij në Anthropic, Jacob Coxon, dha dorëheqjen për shkak të frikës se kompanitë kryesore të teknologjisë po garojnë drejt sistemeve që mund të mos jenë në gjendje t’i mbajnë nën kontroll. “Ne vërtet besojmë seriozisht se inteligjenca artificiale mund të vrasë të gjithë njerëzimin”, shkroi Hubinger në X të mërkurën. “Personalisht, mendoj se ka më shumë se 10% gjasa...