Studentja humb ndjenjat në protestën e Vlorës, mbërrin ambulanca
Një studente ka humbur ndjenjat gjatë protestës së zhvilluar këtë të premte në Vlorë, ku janë regjistruar edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. E reja është rrëzuar në tokë, ndërsa ndihmën e parë ia kanë dhënë të rinjtë e pranishëm në protestë. Pak minuta më vonë, në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila e ka transportuar studenten drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Deri në këtë moment, nuk ka të dhëna të mëtejshme për gjendjen shëndetësore të studentes apo për shkaqet që çuan në humbjen e ndjenjave. Ndërkohë, protesta në Vlorë është shoqëruar me momente tensioni dhe përplasje mes protestuesve dhe efektivëve të policisë.
Burimi:
ntv.al