Studenti e Skënderbeu marrin kryesimin e Superligës, fitorja e parë në kampionat për Tiranën

Studenti e Skënderbeu marrin kryesimin e Superligës, fitorja e parë në kampionat për Tiranën

Janë luajtur ndeshjet e javës së dytë të Superligës në volejboll për meshkuj. Studenti dhe Skënderbeu kryesojnë renditjen me nga 6 pikë pas dy javëve të para të kampionatit. Studenti arriti një fitore të lehtë 3-0 në fushën e Elbasanit, duke qenë surpriza e këtij sezoni. Ekipi kryeqytetas pati epërsi në të trija setet, që i fitoi me diferenca të mëdha (25-17, 25-17, 25-23). Vuan disi në të trija setet por në fund triumfon edhe Skënderbeu, që në Korcë mundi po 3-0 Vllazninë (25-22, 25-20, 25-22. Të dyja skuadrat rivalizuan fort, por vendasit bënë diferencën në fund. Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 3-1 ndaj Erzenit, duke korrur tri pikët e para sezonale (25-20, 23-25, 25-14, 25-17). Një ndeshje me rivalitet në dy setet...