Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Opozita jemi ne, Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Studentët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës: Opozita jemi ne, Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite!

Me thirrjet “Dorëheqje!”, “Rama në burg, Berisha në burg”, studentët vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe duke mos u ndalur as nga reshjet e shiut. Gjatë ecjes në rrugët e Tiranës, protestuesit kanë lëshuar edhe thirrje të tjera si “Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve” dhe “Poshtë patronazhistët”. Studentët kanë zhvendosur marshimin e tyre drejt selisë së Partisë Demokratike, ku kanë përcjellë edhe një mesazh ironik. “Parti Demokratike, si u shite gjithë këto vite”, është një nga thirrjet e studentëve gjatë kalimit para selisë blu. Të rinjtë vijojnë protestën e tyre, duke kërkuar ndryshim politik dhe duke shprehur pakënaqësinë ndaj klasës politike në vend. Marshimi është pjesë e lëvizjes studentore që prej ditësh po zhvillon protesta në Tiranë,...