Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

Studentët shkruan “Dorëheqje” mbi tryezën e gurtë, Rama e fshin dhe përsërit thirrjen për dialog

Mbishkrimi “Dorëheqje”, që studentët kishin shkruar një ditë më parë me bojë mbi tryezën e gurtë përpara Kryeministrisë, është fshirë nga kryeministri Edi Rama. Në vend të tij, mbi tavolinë janë vendosur sërish fletushka me fjalën “Dialog”, si një tjetër ftesë për bisedime me protestuesit. Ky veprim vjen në një kohë kur studentët vijojnë prej 22 ditësh protestat kundër qeverisë, duke refuzuar ofertat e kryeministrit për t’u ulur në tryezën e diskutimeve. Në mbështetje të tyre janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor në fakultete. Për të nxitur dialogun, Rama ka përdorur gjatë ditëve të fundit disa forma simbolike përpara godinës së Kryeministrisë. Fillimisht u vendosën karrige, ndërsa më pas gurë dhe një tryezë e gurtë, si hapësirë e propozuar për zhvillimin...