Studentët nisin ditën e 22-të të protestës: Nuk na solli Rusia apo Veliaj, por na thirri Shqipëria

Studentët nisin ditën e 22-të të protestës: Nuk na solli Rusia apo Veliaj, por na thirri Shqipëria

Protesta e studentëve kundër qeverisë ka hyrë sot në ditën e 22-të, ndërsa të rinjtë vijojnë mobilizimin në ambientet universitare, me thirrje për bojkotimin e procesit mësimor dhe zgjerimin e lëvizjes. Mëngjesin e sotëm, studentët janë mbledhur pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku u kanë bërë apel kolegëve të tyre që të lënë auditorët dhe t’i bashkohen protestës. “Bojkotoni mësimin!”, “Bashkohuni me ne!”, janë thirrjet që të rinjtë kanë drejtuar për studentët e tjerë. Studentët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, duke refuzuar deri më tani ftesat e përsëritura për dialog. Ata kanë bërë të qartë se nuk pranojnë negociata pa plotësimin e kërkesave të tyre politike. Studentët vijojnë protestën e tyre, ndërsa përmes pankartave kanë përcjellë mesazhe të forta kundër akuzave...