Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Kërkojmë revolucion!

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit: Kërkojmë revolucion!

Studentët e Fakultetit të Mjekësisë kanë dalë sërish në protestë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit për të shprehur pakënaqësitë e tyre dhe për të kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse. Me thirrjet “Studentët kërkojnë revolucion”, të rinjtë janë mbledhur për të përcjellë mesazhin e tyre, ndërsa vijojnë të kërkojnë ndryshime dhe dorëheqjen e qeverisë. Prej më shumë se dy javësh, studentët kanë bojkotuar procesin mësimor, duke i qëndruar kërkesës së tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama. Protestës i janë bashkuar edhe pedagogët, të cilët kanë shprehur solidaritet me studentët dhe kanë deklaruar se do të vijojnë t’i mbështesin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa studentët vijojnë mobilizimin përmes protestave dhe bojkotit të...